Ja se si

Si të kaloni nga iTunes 12 në iTunes 11

Nov 1 2014
0 Shpërndarje
Si të kaloni nga iTunes 12 në iTunes 11

onmuxnzxe3r4etcppue1Nëse nuk ju pëlqen versioni i ri i iTunes, MacWorld ka treguar se si të bëni kalimin në iTunes 11 duke përdorur një softuer pa pagesë. Së pari, shkarkoni AppZapper dhe Pacifist (versionet demo do t’ju ndihmojnë përgjatë këtij procesi), bëjeni një backup (ruajtje për t’u siguruar që asgjë nuk humb) dhe më pas krijoni një instalues me Pacifist.

1. Dilni nga iTunes 12 dhe lëshoni AppZapper

2. Shkoni tek preferencat në AppZapper dhe largoni nga përzgjedhja “Keep Apple Applications Safe”

3. Kapni ikonën e iTunes 12 nga folderi Application në AppZapper dhe klikoni butonin “Zap!”

4. Shkarkoni iTunes 11

5. Hapni Pacifist-in dhe vendoseni skedarin DMG të iTuens 11 në të

6. Zgjidhni “Contents of Install iTunes” dhe më pas klikoni “Install”

7. Shkoni tek libraria juaj në iTunes dhe gjeni skedarin iTunes Library.itl. Vendoseni atë në desktopin tuaj.

8. Lëshoni iTunes 11

Nëse dukja e re e iTunes 12 nuk ju pëlqen, kthimi në një version më të vjetër mund të jetë gjë jo edhe aq e thjeshtë, por udhëzimet e mësipërme duhet të ju hyjnë në punë. (PCWorld Albanian)

Tags >

iTunes
Lajmet e fundit>