Ja se si

Si të kapni screen shots më të mirë te Windows Vista apo XP

Feb 27 2009
0 Shpërndarje
Si të kapni screen shots më të mirë te Windows Vista apo XP

altNëse kapni shumë screen shots në kompjuterin tuaj, besoj se i dini kufizimet e Windows te veglat për screen capture. Windows Vista ka një përparësi më të madhe se XP, sepse i vë në dispozicion përdoruesit edhe veglën Snipping, e cila mund të kapë pamje të një dritareje të vetme, një rrethi apo edhe të një forme të lirë.

Por megjithatë vegla nuk mund t’ju tregojë se çfarë funksioni është duke kryer miu, (mouse pointer) dhe ka mungesë të një matësi të kohës. Nëse ju duhet të merrni screen shots për të bërë ilustrime për dokumentimin e softuerëve apo për projekte biznesi, këto kufizime mund ta bëjnë shumë të vështirë punën. Pa matës kohe është jashtëzakonisht e vështirë të kapni një pamje të caktuar, por duhet të fotografoni pamjen e gjithë ekranit e më pas të prisni atë që ju duhet.

Edhe në këtë rast, miu nuk do të paraqitet fare në imazh. Vegla që unë preferoj të përdor për të kapur screen shots (dhe unë kap plot) është WinSnap nga NTWind, (www.ntwind.com) që kushton 25 dollarë amerikanë. Arrin të kapë pamje me shigjetën e miut brenda, por edhe mund të vendosni një matës kohe (me milisekonda, për të qenë sa më preciz) për të kapur aksione të momentit. Një tipar jashtëzakonisht i dobishëm i WinSnap është edhe kapja e pamjeve të shumë dritareve në një aplikacion të vetëm, duke injoruar gjithçka tjetër që paraqitet në ekranin e kompjuterit. Ky softuer mund të përdoret pa instalim.
 

Lajmet e fundit>