Lajmet

Si të keni kujdes nga viruset që vijnë me dokumentet Word

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
Si të keni kujdes nga viruset që vijnë me dokumentet Word

Ju e dini tashmë se viruset janë programe të vogla, të cilat janë zakonisht të fshehura në një skedar. Kur e shkarkoni dhe hapni një të tillë, virusi aktivizohet. Ai mund të dëmtojë sistemin tuaj, të vjedhë identitetin tuaj, të infektojë skedarët që dërgoni etj.

Ajo që ndoshta nuk dini është se viruset mund të fshihen edhe brenda skedarëve të Microsoft Word, të cilat i merrni përmes e-mailit. Edhe dokumentet tuaja mund të jenë të ekspozuara ndaj sulmeve të viruseve për t’u fshehur.

Pse janë të ekspozuara ndaj viruseve skedarët Word?

Për arsyen se ato shkëmbehen shpesh në ueb dhe janë tepër të përdorur. Ja se si funksionon:

– Skedarët Microsoft Word përmbajnë programe të vogla të quajtura “macro’, të cilat janë shortcut-e të personalizuar që automatizojnë detyra si formatimi i tekstit apo lista e pikave.

– Gjuha e programimit me macro mund të përdoret për të shkruar viruse.

– Viruset mund të dërgohen bashkangjitur me një dokument Word.

– Viruset aktivizohen menjëherë sapo hapet dokumenti.

Si mund të më bjerë rasti të hap një virus të tillë?

– Dokumentet që vijnë nga adresa të rreme që imitojnë ato të një miku apo biznesi.

– Dokumentet që vijnë nga banka juaj, nga një “kompani llotarie” që ju thotë se keni fituar një çmim etj.

– Dokumente lidhur me aktualitetin.

· Si mund të mbrohem?

– Hapni vetëm dokumente që vijnë nga burime të sigurta

– Skanojini gjithmonë ato para se t’i hapni

– Fshini çdo mesazh që ju duket dyshues pa e hapur

– Mos klikoni në linqe që ju vijnë me e-mail nga persona të panjohur. (PCWorld Albanian)

Tags >

viruset
Lajmet e fundit>