Ja se si

Si të kërkoni aplikacione për Android pa celularë Android…

Jun 15 2010
0 Shpërndarje
Si të kërkoni aplikacione për Android pa celularë Android…

Por problemi kyç këtu është se aplikacionet të cilat punojnë në këtë platformë nuk po mund të gjinden aq lehtë.

Vendi kryesor për të gjetur aplikacione për Android është Android Market. Celularët Android mund të lidhen drejtpërsëdrejti në këtë dyqan online. Por nëse nuk keni një celularë Android në pronësi, ju do të përballeni me diçka të çuditshme:

Deri më tani, nuk mund të kërkohet tregu i Android (Android Market) përmes uebit.

Seriozisht jo. Ueb faqja e Android Market ka ndarje për aplikacionet e “veçuara”, “më të mirat pa pagesë” dhe “ato më të mirat me pagesë”. Megjithatë, ju nuk mund të kërkoni për ndonjë aplikacion shembull të themi që është për kupën botërore. Ju mund të shfletoni aplikacionet pa pagesë nëpër kategori përmes uebit në Android Market, por ju në fakt nuk mund të kërkoni tregun.

E kjo padyshim që ju duket shumë çuditshëm pasi që dihet se krijues i sistemit operativ Android është gjiganti kërkues numër një në botë, Google.

Për të qenë korrekt, as Apple nuk ofron një version për kërkimin e uebit të dyqanit të saj App Store. (Në iPhone mund të kërkoni aplikacione nëpër kategori, por ju mund të kërkoni nëpër App Store vetëm përmes iTunes, një pjesë softuer që mund të shkarkohet në shumicën e kompjuterëve dhe që arrin me iPhone apo iPod Touch).

Për fat të mirë, ka disa teknika tjera për të kërkuar aplikacione për Android. Nëse dëshironi t’i kuptoni llojet e aplikacioenve që ofrohen për Android dhe nuk keni një celularë me bazë në Android, atëherë shikoni opsionet e mëposhtme për të kuptuar rreth këtyre teknikave:

1. Shikoni faqen e krijuesit të aplikacionit.
Nëse keni një aplikacion favorit për iPhone apo Blackberry, fjala më e besueshme dhe mundësia më e mirë e mundshme rreth pranisë së tij në Android është kontrollimi i faqes së krijuesit. Zakonisht faqja e krijuesit ofron një seksion “shkarkimesh” apo “mobil” që paraqet një listë me të gjitha versionet e aplikacionit.

2. Kërkoni direktoriumet e aplikacioneve të palëve të treta. Kjo kryen punë edhe për aplikacionet për Android e edhe për ato iPhone/iPad. Për shembull AndroidLib, iPhone Application List dhe AndroidZoom. Faqet e këtilla duket se janë krijuar për të plotësuar mungesën e kërkimit në faqet zyrtare.

Për shembull, AndroidZoom shkruan: “Ne nuk jemi zhvillues të aplikacioneve për Android të publikuara në faqe: ne ju ofrojmë informata rreth tyre në një paraqitje komfore dhe të përshtatshme të uebit, që mund të shikohet me lehtësi nga kompjuteri juaj”.

Këto direktoriume mund të mos jenë 100 për qind të sakta dhe bashkëkohore, por janë të dobishme, në veçanti nëse po kërkoni një alternativë për ndonjë aplikacion që ende nuk ofrohet në ndonjë platformë të caktuar.

3. Shfrytëzoni një teknikë me Google. Së fundi është kuptuar se nëse kërkoni në google një aplikacion, dhe para emrit shkruani “download”, në mesin e rezultateve do të duhej të paraqiteshin linka (nëse ekzistojnë) për dyqanet Android apo iPhone.

Lajmet e fundit>