Ja se si

Si të kontrolloni kompjuterin përmes telefonit tuaj celular

Dec 23 2012
0 Shpërndarje
Si të kontrolloni kompjuterin përmes telefonit tuaj celular

apps 1

Dëshironi të ndaloni filmin që po ndiqni online nga Netflix? Duhet të dërgoni me e-mail një skedar që e keni harruar në kompjuterin tuaj desktop? Keni nevojë për akses në distancë në kompjuterin tuaj ndërkohë që ndodheni jashtë vendit?

Pavarësisht sistemit operativ që përdorni, ka gjithmonë një aplikacion që kryen funksionin e të lidhurit të kompjuterit me smartfonin tuaj. Ja disa prej mjeteve më të mira për çdo sistem operimi.

Android

TeamViewer ofron gjithçka që mund të kërkoni nga një aplikacion i aksesimit në distancë.

Është i lehtë për t’u personalizuar e për t’u përdorur, si dhe pa pagesë nëse e përdorni për arsye personale. Instaloni softuerin e klientit e më pas mund të përdorni një kod të shkurtër me numra si dhe një fjalëkalim për të aksesuar PC/Mac-un tuaj nga telefoni Android. Mund të transferoni edhe skedarë mes tyre; aplikacioni përdor rrjet 3G, 4G si dhe Wi-Fi.

TeamviewerGoToMyPC ofron pothuajse të njëjtat karakteristika, por ju duhet një abonim mujor për ta përdorur (gjithsesi, më parë mund ta provoni gjatë një periudhe 30 ditore trial). Lidhja bëhet përmes uebfaqes GoToMyPC në PC-në apo Mac-un tuaj dhe aksesi në distancë përmes një rrjeti të shpejtë si dhe Wi-Fi.

GoToMyPCNëse nuk keni shumë pretendime dhe thjesht dëshironi të kontrolloni një program të caktuar, ka disa aplikacione të dedikuara si iTunes, VLC dhe GrooveShark.

Aplikacioni i Google nga ana tjetër, YouTube Remote ju lejon të luani dhe ndaloni video në kompjuter, si dhe të shtoni në listë klipe, të kërkoni dhe të merrni informacione mbi ato video që po shihni. Së fundmi, Unified Remote mbulon aplikacionet e platformës Windows, përfshi Spotify dhe Windows Media Center.

iPhone

iPhone ka aplikacionin e vet me emrin Remote që kontrollon gjithçka në iTunes (muzikë, filma, kërkim) përmes iPhone-t tuaj. Instalohet pa pagesë dhe është i thjeshtë për t’u personalizuar.

RemoteNëse ju duhet akses i plotë në distancë mund të konsideroni LogMeIn, pa pagesë, që mund të lidhet me çdo PC apo Mac që ka të instaluar softuerin e klientit. Këtu përfshihen edhe shortcut-et që jepen nga tastiera, kështu që do ta keni shumë të lehtë të përshtateni dhe do t’ju duket njësoj sikur jeni para kompjuterit tuaj. Nëse kaloni me planin e abonimit me pagesë, keni karakteristika shtesë si transferim skedarësh. Punon më rrjet 3G/4G dhe Wi-Fi.

LogMeInAplikacione të tjera përfshijnë Splashtop Remote Desktop (2.99 $), dhe PocketCloud Remote Desktop, pa pagesë. Edhe aplikacionet e lartpërmendura, TeamViewer dhe GoToMyPC kanë version për iOS.

Aplikacione të tjera për kontroll të programeve të veçanta janë VLC, Windows Media Center, Winamp, etj.

Windows Phone

Mungesa e aplikacioneve për Windows Phone është një ndër arsyet pse kjo platformë e ka të vështirë të zbresë nga froni iOS apo Android, prandaj nuk është çudi që dhe alternativat në këtë rast janë disi të kufizuara. Së pari është aplikacioni PC Remote, një nga më të mirat që mund të përdorni nëse edhe desktopi juaj operon me Windows. Versioni Pro (2.99 $) ka opsione shtesë dhe nuk shfaq reklama.

PC RemoteConnectMe (9.99 $) është një alternativë tjetër. Ajo përdor karakteristikat e brendshme të Windows-it kështu që nuk ka nevojë për instalimin e një softueri klienti në PC-në tuaj. Gjithsesi nuk funksionon me versionet e lira të Windows si Home Edition.

Blackberry

Alternativat në rastin e Blackberry janë edhe më të limituara (megjithatë, mund të realizohet).

Një ndër aplikacionet është RDM+, që kushton shtrenjtë faktikisht, 39.99 $. Gjithsesi, ai ju ofron një sërë karakteristikash për t’u lidhur me PC-në apo Mac-un tuaj.

Tags >

celular
Lajmet e fundit>