Ja se si

Si të kopjosh gjithçka nga disku i vjetër në të riun

Jan 18 2010
0 Shpërndarje
Si të kopjosh gjithçka nga disku i vjetër në të riun

Sigurisht ai ka startuar me sukses me sistemin që keni aktualisht. Sistemi operativ e ka njohur diskun e ri të zbrazët dhe e keni formatuar në Windows. Tani, si do t’i bartni të dhënat nga pika A në pikën B? Mund të mendoni se destinacioni përfundimtar mund të jetë vetëm një drag and drop dhe në një këndvështrim është kështu. Por nëse dëshironi që harddisku i ri të jetë pajisja me hapësirë primare në sistem, do t’ju duhet një mjet i përshtatshëm për ta drejtuar transferimin. Zhvendosja e tërë përmbajtjes nga disku aktual në atë të riun, nuk është një punë e bëshme nga Windows Explorer. Nëse jeni të kënaqur me hapësirën që keni dhe dëshironi ta përdorni diskun e ri për hapësirë ekstra në kompjuterin, thjeshtë mund të bëni drag and drop skedarët që dëshironi të bartni në diskun e ri. Por nëse skedarët që po zhvendosni qëndrojnë në direktorinë e zakonshme të Windows (si Documents, Music apo dosjen e videove), sistemi operativ do t’i bëjë default në dosjet origjinale, në të gjitha aplikacionet që i përdorni, përveç rastit kur shtoni opsione të reja të XP apo Vista, për ta drejtuar ndryshe sistemin operativ.

Vendoseni dikun e ri si disk primar
Ju nuk mund ta bëni thjesht drag and drop përmbajtjen e diskut primar në diskun e ri. Një gjë për fillestarët, Windows nuk punon në hapësira boshe. Sistemi operativ në vetvete është i përbërë nga një grumbull skedarësh në harddisk. Varësisht se ku keni vendosur që makina t’i shfaqë dosjet e fshehura (hidden) apo dosjet kritike të sistemit operativ, nuk do të mund të jeni në gjendje të zgjidhni dhe t’i tërhiqni të gjitha dosjet nga disku i vjetër. Ndaj do t’ju nevojitet pak ndihmë. Njëra mundësi është që të blini softuer komercial. Norton Ghost (kushton 70 dollarë, shikoni në pcworld.com/62353), bën një punë të mrekullueshme, duke bërë back up të skedarëve dhe ka një tipar klonues që mundëson të krijoni një nga një kopjet e diskut primar. Pas krijimit të kësaj kopjeje (jashtë mjedisit të Windows), mund ta hiqni diskun e vjetër, të fusni atë të riun dhe t’i ktheheni punës. Mund ta përdorni edhe aplikacionin pa pagesë DriveImage XML (find.pcworld.com/62355) për të performuar të njëjtën punë si Ghost. Aplikacioni mundëson të krijoni një arkiv të tërë harddiskut, duke e ndarë në dy dosje: një dosje XML që përmban informacionet back up dhe një dosje DAT që përfaqëson një kopje të kompresuar të të gjitha dosjeve. Mund ta shpaketoni këtë arkiv në një harddisk të ri duke krijuar një Live CD me DriveImage XML të parainstaluar.

Ç’vendoseni diskun e ri, si disk sekondar
Nëse jeni të kënaqur me madhësinë dhe shpejtësinë e harddiskut primar dhe dëshironi që disku i ri ta plotësojë hapësirën ekzistuese, puna është e lehtë. Pas instalimit të harddiskut të ri, përdorni aplikacionet pa pagesë si Cubic Explorer (find.pcworld.com/62356) për të transferuar dosjet. Ky plotësues i Windows Explorer ka dalluar dritaret, ruajtur preferencat dhe ruan e sesionet në dosjen e vet të menaxhimit të dritareve. Mund të bëni transferim ndërmjet direktorive të dosjeve, pa pasur nevojë për të hapur shumë dritare Explorer në të njëjtën kohë. Një vegël e fuqishme filtruese ju mundëson të shikoni llojet e sakta të dosjeve me të cilat dëshironi të punoni. Sapo të keni vendosur dosjet në diskun e ri, gjeni vendndodhjen origjinale të këtyre dosjeve në XP apo Vista; klikoni me tastin e djathtë të miut dhe zgjidhni opsionin Properties. Në XP kërkoni Target tab, ndërsa në Vista gjejeni Location tab. Klikojeni atë dhe shikoni në kuti për detajet ku aktualisht qëndron dosja në pjesën primare të Windows. Vendoseni vendndodhjen e dosjes së re në harddiskun e ri dhe klikoni OK. Kështu, me lehtësi keni arritur të vendosni harddiskun e ri si lokacionin primar për çdonjërën nga dosjet e zakonshme të Windows. Një njoftim i fundit: Ky trik punon vetëm me dosjet si My Pictures dhe My videos që janë krijuar për çdo përdorues të ri të XP apo Vista.

Lajmet e fundit>