Ja se si

Si të krijoni një fjalëkalim të fortë

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Si të krijoni një fjalëkalim të fortë

Paralajmërimi i Twitterit për hakerët është një tjetër rikujtues për rëndësinë e mbrojtjes me fjalëkalime.

Ky artikull mund të ju hyjë në punë për të krijuar një fjalëkalim të fortë dhe ta mbani atë të sigurt nga ata që do të dëmtonin informacionet personale.

Një fjalëkalim është i fortë nëse nuk mund të gjendet lehtë ose të thyhet nga një sulm i fuqishëm për një periudhe të konsiderueshme kohe. Ai duhet të përmbajë numra, shenja pikësimi dhe shkronja të mëdha e të vogla. Ai po ashtu nuk duhet të përmbajë fjalë që ka gjasë të gjenden në fjalor ose një emër të zakonshëm.

Gjithashtu fjalëkalimi sa më i gjatë aq më mirë, theksoi Twitter kur rrjeti u sulmua nga hakerët, të cilët arritën të futen në të dhënat e 250,000 përdoruesve të vet, duke përfshirë emrat e përdoruesve, adresat e emaileve dhe fjalëkalimeve. Një fjalëkalim me 15 karaktere mund të jetë 90 herë më i vështirë për t’u thyer se sa një që ka 14 karaktere.

Kështu, fjalëkalimi duhet të jetë i atillë që të mund ta mbani në mend dhe ka disa truke për të krijuar fjalëkalime që nuk jane të zakonshme por në të njëjtën kohë dhe i sillni lehte ne kujtesë.

Krijoni një formulë që ju do ta mbani mend por askush tjetër nuk mund ta gjeje rastësisht. Për shembull, ju mund të përdorni emrin shkollës suaj, të shkruar së prapthi, duke shkruar me të madhe çdo shkronjë që rimon me një fjalë të zgjedhur nga ju, ose numrin juaj të telefonit të shkruar duke mbajtur të shtypur SHIFT-in (për të shkruar shenja të pikësimit) dhe duke e përfunduar me vitin tuaj të lindjes në katror.

Aladdin Key mund të mbajë mend të gjitha fjalëkalimet e kompjuterit tuaj

Mbani parasysh që fjalëkalimet tuaja kurrë nuk duhet të përfshijnë ndonjë informacion personal, sepse çdo haker fillestar lehtësisht mund të gjejë emrin tuaj të plotë, emrat e bashkëshortit/bashkëshortes ose fëmijës tuaj, ose ndonjë skuadër të parapëlqyer sportive. Është gjithashtu me rëndësi që të përdorni një fjalëkalim ndryshe për faqe të ndryshme – kurrë mos përdorni dy herë të njëjtin fjalëkalim.

Nëse këto opsione ju duken të vështira, atëherë ja disa sygjerime te tjera: Ju mund të përdorni një menaxher të fjalëkalimit si Password Safe. Është falas, me burim të hapur dhe përdor enkriptim “twofish”. Ai mund të sjellë fjalëkalime vërtet të rastësishme për ju, duke ndjekur rregullat që ju i vendosni. Ai mund të fusë një emër përdoruesi dhe fjalëkalim në një formë webi. Gjithashtu, ju mund të organizoni fjalëkalimet tuaja në grupe.

Përdorni BitLocker To Go , për të mbrojtur informacionet tuaja

Po ashtu mund të përdorni autentikimin dy-faktorësh. Ju mund të kërkoni nga Google dhe Facebook t’ju dërgojë një PIN të përkohshëm në telefonin tuaj sa herë që aksesoni internetin në një pajise jo të njohur (ky PIN duhet shoqërohet me fjalëkalimin tuaj herën e parë që aksesoni internetin nga kjo pajisje). (PCWorld Albanian)

password

Lajmet e fundit>