Ja se si

Si të krijoni një kopje të të dhënave në Gmail, në një disk lokal

Dec 2 2012
0 Shpërndarje
Si të krijoni një kopje të të dhënave në Gmail, në një disk lokal

Ndonëse shumë njerëz janë duke e pëlqyer idenë e të mbajturit të të dhënave vetëm në cloud, ka edhe të atillë që edhe mund të mos jenë.

Mund të themi që Google iu bën back up rregullisht të dhënave dhe i mban në serverë të shumtë. Por mund të ndiheni më rehat duke e mbajtur një kopje lokale tuajën.

Por si ta bëni këtë gjë?

Zgjidhja e qartë do të ishte duke e përdorur POP ose IMAP për t’iu qasur përgjatë klientit të postës suaj elektronike, si Outlook. Por ky program nuk do të bëjë vendosjen e të gjitha porosive që i keni ruajtur në Gmail gjatë viteve të kaluara.

Prandaj po iu këshillojmë Gmail Backup. Ky program nuk është përditësuar që prej tre vitesh, por ende funksionon mjaft mirë.

Sapo ta keni instaluar dhe lëshuar Gmail Backup, ju duhet të mbushni disa hapësira dhe të filloni shkarkimin. Shkarkimi i parë mund të jetë mjaft i ngadalshëm, edhe nëse keni një lidhje të shpejt të internetit.

Gmail Backup ruan çdo porosi si një skedar të ndarë .eml. Ju mund t’i hapni këta skedarë në shumicën e klientëve të Microsoft, duke përfshirë Outlook Express, Windows Mail dhe Windows Live Mail, por jo në Outlook.

Windows, vetvetiu, mund të kërkojë për tekst brenda skedarëve .eml, por nuk mund të paraqes përmbajtjet e këtyre skedarëve pa njërin nga këto programe.

Nëse nuk e keni ndonjërin nga këto programe, ne ju këshillojmë që të përdorni MiTec Mail Viewer. Ky nuk është një klient i plotë postar; puna e vetme e tij është që të ju ndihmoj në gjetjen dhe leximin e postës ekzistuese.

Bërja back up e skedarëve .eml ka mangësi të tjera. Ju humbisni labelat që ju ndihmojnë për të organizuar postën tuaj në Gmail.

Gjithashtu, pasi çdo porosi është një skedar i ndarë, ju humbisni metaforën e bisedës që e bën Gmail-in aq të përshtatshëm. Por pasi ju do të keni nevojë për këta skedarë vetëm në ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, shkurtesa të tilla mund të jenë të dobishme.

Ju po ashtu mund të doni që të bëni backup-imin lokal të adresave dhe numrave telefonikë që i keni ruajtur në Gmail. Për këtë, klikoni këtu. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>