Ja se si

Si të krijoni një nënshkrim profesional për emailin tuaj me WiseStamp?

May 22 2011
0 Shpërndarje
Si të krijoni një nënshkrim profesional për emailin tuaj me WiseStamp?

Me WiseStamp, krijimi i një nënshkrimi profesional për email është lehtë dhe mund ta kthejë pjesën e poshtme të emailit tuaj në një vegël të fuqishme për ta paraqitur veten, ngjashëm sikur një kartelë e juaja mund të formojë një përshtypje.

WiseStamp ua mundëson rregullimin e nënshkrimit të emailit tuaj me profilet tuaja personale në faqe shoqërore. WiseStamp ofron mundësinë e futjes së përmbajtjes dinamike në emailat që dërgohen, si pajisja juaj e fundit në eBay, postimi i fundit në blog, ose cicërima juaj e fundit (këto duhet të përdoren me kujdes).

Pranuesit e emailit tuaj drejtpërdrejt mund të lidhen me përmbajtjen tuaj dinamike në emailin tuaj, për shembull me sendin tuaj në eBay ose të ricicërojnë cicërimën tuaj. WiseStamp lehtësisht mund të ndërlidhet me shërbimet për emaila, duke përfshirë Gmail, Yahoo!, Hotmail dhe AOL! WiseStamp ofron mundësinë e krijimit dhe ndryshimit të nënshkrimit në një editor të pasur ose duke e ndryshuar drejtpërdrejt HTML-në.. Ju mund të shtoni ikona dhe lidhje të teksteve nga shumë profile shoqëorer që do të jenë të futura automatikisht në çdo nënshkrim të emailit tuaj. Vetëm kini kujdes që të zgjedhni profilet e përshtatshëm, kështu që ju nuk jeni duke i mbingarkuar njerëzit me një zhurmë.

 Ashtu siç është lartpërmendur, ju mund ta stolisni nënshkrimin e emailit tuaj duke shtuar përmbajtje të pasur, duke përdorur Email Apps në WiseStamp, sikur postimin e fundit që mund ta shtoni në blogun tuaj duke përdorur RSS. Gjëja më e mirë për WiseStamp është që ju mund t’i përdorni të gjitha këto mundësi për të krijuar një nënshkrim të pasur në HTML që automatikisht do të shtohet sa herë që ju shkruani një email – pa pasur nevojë që të dini ndonjë gjuhë programuese – dhe e tërë kjo në pak minuta.

WiseStamp tani është instaluar mëse një milion herë përgjatë shfletuesve të përshtatshëm dhe klientëve të emailave, duke përfshirë këtu Firefox, Chrome, Thunderbird dhe Safari. Nëse jeni gati që të filloni me WiseStamp, vetëm instalojeni atë në shfletuesin tuaj. Ju pastaj mund të filloni që të ndërtoni një nënshkrim personal të fuqishëm për emailin tuaj. Nëse nuk keni ndonjë ide se si ta stolisni nënshkrimin tuaj të ri, shikoni disa shembuj të nënshkrimeve me WiseStamp sa për frymëzim. Galeria e nënshkrimeve për email është e ngarkuar me ide të shkëlqyera për pothuajse çfarëdo informacioni personal dhe profesional që dëshironi ta përcjellni./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>