Ja se si

Si të krijosh video për YouTube

Aug 25 2008
0 Shpërndarje
Si të krijosh video për YouTube

Një pjesë e mirë janë përzierje, duke nënkuptuar me këtë që janë një miksim i materialeve origjinale dhe atyre ekzistuese. Një shembull klasik është “Vote Different” (find. pcworld.com/60331), ku kombinohet fjalimi i Hillary Clinton me një reklamë të Apple. Ky klip duket si origjinal, por me pamjen e Clinton të shfaqur në disa skena dhe zërin e saj mbi këngë. Në kontrast me “Vote Different”, videoja zbavitëse “Ballmer Monkeyboy iPod Mashup” (find.pcworld. com/60333) ka një shpjegim të presidentit të Microsoft ,Steve Ballmer në skenë, me një prapavijë të reklamës së iPod.

Filloni nga Miksimi Tani

Para se të filloni me miksimin tuaj, duhet të keni parasysh se YouTube zbaton ligjet e të drejtave të autorit. Kjo do të thotë se mund tëpërfshini një këngë apovideo të mbrojtur nga kopjimivetëm nëse kualifi kohetsi “përdorim i drejtë”. Fatkeqësisht, përcaktimi i këtij termi mund të jetë i komplikuar. Lexoni rregullat e You- Tube për materialet me të drejta të mbrojtura e më pas vendosni. Një klip 10-minutësh nga The Office do të ishte një shkelje e të drejtave të autorit, por njëklip i cili shton në brendishprehjen “kështu ka thënëajo” do të ishte veprim i drejtë. Gjetja e materialeve përmiksimin tuaj kërkon pak kreativitet. Me programe si Replay AV (find.pcworld. com/60335) për shembull, mund të merrni çdo video apo audio transmetim. Shko te AOL Video (video.aol.com) dhe Veoh.com për të marrë të gjitha llojet e videoklipeve, shfaqjeve televizive dhe filmave. Nëse keni një kompjuter me platformën Media Center me TV tuner, mund të regjistroni shfaqjet e t’i ekstraktoni klipet, duke përdorur soft ware për editim. Mund të huazoni gjithashtu nga video tjera të You- Tube, të dizenjuara për përdorim “publik”. Duhet të shkarkoni videot dhe t’i konvertoni në formate që programet tuaja të editimit mund tí lexojnë. Faqet falas si Vixy.net dhe Zamzar.com, bëjnë konvertimin për ju. Vendosni adresën e videos në YouTube, zgjidhni formatin dhe shkruani adresën tuaj të e-mail. Pas pak do të merrni një mesazh, i cili përmban linkun për të shkarkuar videon e konvertuar. Disa faqe ofrojnë efekte zanore dhe muzikë për tëkompletuar miksimin. Provoni Partners in Rhyme (www.partnersinrhyme. com) dhe Soundsnap.com

Edito dhe Ngarko

Për të shëndërruar gjetjet tuaja në një përzierje të lezetshme, përdorni Movie Maker në Windows apo iMovie në Mac. Ose provoni Remixer të YouTube. (youtube.com/ytremixer) Remixer ju lejon të vendosni tituj, tranzicione, korniza dhe muzikë. Gjithashtu ju lejon të kombinoni disa video nga YouTube në një video të vetme. Por, paskësaj, nuk mund ta editoni më këtë përmbledhje. Importoni videon tuaj në një program editues. Shumica e programeve do të ndajnë automatikisht dokumentet që keni marrë prej burimeve në klipe të ndara, duke zbuluar ndryshimet në skena. Me këtë mund t’i prisni klipet tuaja në gjatësi të përshtatshme dhe t’i vendosni në radhitjen e dëshiruar. Mund të prisni çdo klip nga fillimi deri në fund, apo ta ndani në dy pjesë. Duke përdorur pamjen e ndarë në njësi kohore në aplikacionin tuaj, mund t’i lëvizni klipet dhe t’i vendosni në radhitjen e dëshiruar. Vendosni efektet e tranzicionit, duke lëvizur mes klipeve. Pasi të keni mbaruar editimin e videove, ruajeni projektin në një format të përshtatshëm për YouTube. YouTube pranon videot në formate të njohura si AVI, MOV dhe WMV, që më pas i konverton në formatin e vet FLV. Duhet të siguroheni që materiali të jetë më i vogël se 100 MB.

Rick Broida

Lajmet e fundit>