Lajmet

Si të kryeni një punë të planifikuar në kompjuter pa u paraqitur dritarja komanduese

May 12 2013
0 Shpërndarje
Si të kryeni një punë të planifikuar në kompjuter pa u paraqitur dritarja komanduese

pc1Ndoshta mund të keni dëshirë që disa punë të caktuara në kompjuter të kryhen automatikisht, sipas një orari që ju përshtatet juve, në një kohë kur nuk jeni duke e përdorur kompjuterin, apo edhe kur jeni duke e përdorur atë.

Ndërsa, kur jen duke e përdorur atë, mund të paraqitet dritarja e punës së caktuar të cilin e keni përgatitur që të punojë në mënyrë automatike, e që mund të ju pengojë dhe të ju shpërqendrojë në gjërat që mund të jeni duke i bërë.

pc2

Ato gjëra të cilat nuk kërkojnë të dhëna hyrëse nga përdoruesi dhe që paraqiten mund të jenë thjesht bezdisëse. Por, fatmirësisht është një zgjidhje mjaft e lehtë për këtë.

Për ta bërë këtë dritare që të mos paraqitet është që të rregullohet puna që të “Funksionojë pa marrë parasysh se a është i kyçur apo jo përdoruesi” në veçoritë e punës (task properties).

pc3

Pas ndryshimit të këtij opsioni, ju do të keni nevojë që të shkruani kredencialet e duhura. Dhe kjo është e tëra që duhet të bëni. Është gjë e thjeshtë, por mund të ju kursejë ndoshta kohë nga shpërqendrimet si dhe nga bezdisjet e rastit. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>