Ja se si

Si të kthesh një kompjuter të zakonshëm në mediacenter

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Si të kthesh një kompjuter të zakonshëm në mediacenter

Rruga e lehtë
Nuk është e domosdoshme të blesh harduer të ri dhe sigurisht që pjesa softuerike e këtij modernizimi mund të jetë më e lehtë sesa keni menduar. Në fakt, nëse PC-ja juaj punon në Windows Vista Home Premium apo Vista Ultimate, jeni të kompletuar. Microsoft ka vendosur Windows Media Center brenda në këtë sistemin operativ. Përdoruesit e Mac OS X Leopard kanë softuer bazë të mediacenter në formën e Front Row nga Apple, megjithëse alternativat e dorës së tretë janë gjithashtu në dispozicion. Ndërsa për përdoruesit e Linux ka disa zgjidhje pa pagesë, duke përfshirë Freevo (find.pcworld.com/61380) dhe LinuxMCE (find.pcworld.com/61381). Të gjitha këto aplikacione skanojnë PC-në për fotografi , muzikë e video dhe pastaj prezantojnë gjetjet brenda një tërësie të lehtë për t’u përdorur, shpesh e njohur si ndërfaqe 3-metërshe, që do të thotë e lehtë për t’u parë nga divani. Kështu, kur flasim për kthimin e PC-së në një mediacenter, nënkuptojmë instalimin e softuerit që kërkon, rendit dhe lexon mediet dhe e bën këtë gjë shkëlqyer. Hapi i parë është zgjedhja e një programi
për mediacenter, megjithëse siç e cekëm edhe më parë, ndoshta e keni një të tillë në kompjuter. Zgjidhja më e qartë është Windows Media Center (WMC), i cili pavarësisht se është i tufës së lirë të Vista, ofron një bashkësi të pasur të veçorive dhe një ndërfaqe të shkëlqyer. Me të mund të shihni slideshow të fotografive (të kompletuara me stilin dhe efektet e zoom të Ken Burns), DVD dhe video, të shfletoni dosjet e përmbajtjeve muzikore dhe të lidheni në shërbime të ndryshme online (duke përfshirë dyqanet për shkarkimin e filmave CinemaNow dhe Movielink). Por, nëse në vend të kësaj do të preferonit të zhyteni në media center pa harxhuar para, konsideroni MediaPortal (find.pcworld.com/61382) një aplikacion falas, që në çdo grimcë të tij është aq i fuqishëm sa WMC-ja. Mund të regjistrojë TV, të luajë video dhe muzikë, të shfaqë slideshow, të transmetojë melodi nga radiostacionet FM edhe nga interneti, si dhe mund ta përdorni për lojëra si Tetris. Është i përshtatshëm me Windows XP dhe dhe Vista.

Harmonizohuni
Një tuner është një përbërës kyç në çfarëdo PC mediacenter të mirë. Relativisht të lirë dhe lehtë për t’u instaluar, tunerët janë në dispozicion për slot PCI (të brendshëm) dhe port USB (të jashtëm). Përkrahin gjithashtu të dy llojet e burimeve, analog edhe digjital. Një tuner analog mund të pranojë kabllo të definicionit standard apo sinjale satelitore, ndërsa një tuner dixhital përballon qasje “over-the-air” (OTA) të transmetimit digjital dhe sinjale QAM. Këto të fundit janë kanale të pangatërruara dixhitale (zakonisht lokale, por highdefinition) që shpërndahen përmes kabllos standarde. Hauppauge WinTV-HVR-2250, 149$, është kartë PCI Express, që vjen me një tuner hibrid dixhital, që do të thotë se mund të dekodojë si sinjalet analoge ashtu dhe ato dixhitale, duke përfshirë edhe QAM. Si shtesë, produkti vjen me një plug-in për shikim dhe incizim të kanaleve QAM përmes udhërrëfyesit të Windows Media Center, një plus i madh për përdoruesit e Vista. Dëshironi diçka më të lehtë që mund të përdoret edhe gjatë udhëtimeve? 80-dollarëshi AVerTV Hybrid Volar Max nga AVerMedia është një USB tuner me madhësi të një flashdisku dhe përkrahë burimet analoge, OTA dhe QAM. Një mediacenter PC është në formën e tij më të mirë kur është i lidhur me një TV të madh. Kjo zakonisht nënkupton praninë e PC-së suaj në dhomën e ndenjes si një vrasës të dekorit. Zgjidhni që të dy problemet me një zgjerues të mediacenter, një kuti që transmeton media nga PC-ja në TV. Për një udhërrëfyes mbi zgjidhjet më të fundit për transmetim media, shikoni “Veglat e reja të transmetimit High-Def” nga Becky Waring (find.pcworld.com/61379)

 

Lajmet e fundit>