Analiza

Si të kuptoni çfarë di Google për ju

Nov 5 2009
0 Shpërndarje
Si të kuptoni çfarë di Google për ju

Shërbimi i emërtuar Google Dashboard, iu mundëson përdoruesve të kyçen dhe të gjejnë të gjitha informatat personale që mbahen rreth tyre në aplikacionet e Google, duke përfshirë Gmail, YouTube, Blogger e shumë të tjera.

Dashboard ofron një pamje të detajuar maksimalisht prej aplikacionit në aplikacion, rreth asaj çfarë është ruajtur në llogarinë tuaj. Për shembull, Gmail përfshinë transkripte të plota të bisedave dhe regjistrave të arkivuara të uebit, që kanë të bëjnë me mesazhet më të fundit në dosje kyçe.

Në anën tjetër, historia e uebit (Web History), shfaq detaje të plota rreth kërkimeve të bëra përgjatë të gjitha shërbimeve të Google, duke përfshirë imazhet, hartat dhe shërbimet e zakonshme kërkuese. Kjo mundëson që përdoruesit të fshijnë tërësisht historinë e tyre kërkuese nga pamja e  Dashboard.

Përdoruesit e Google Latitude, shërbim që transmeton pozicionin e saktë momental drejt kontakteve të miratuara, gjithashtu mund të shohin destinacionin e tyre të fundit të regjistruar.

Shumica, nëse jo e tëra, e këtij informacioni është bërë e gatshme më parë përmes aplikacioneve individuale. Megjithatë, kjo është hera e parë që Google ka përmbledhur të dhënat në një pamje të vetme.

Google thekson se Dashboard është dizajnuar  që t’iu ofrojë përdoruesve “transparencë më të madhe dhe kontroll rreth të dhënave të tyre”.

“Shkala dhe niveli i detajeve në Dashboard është e pashembullt, dhe ne jemi jashtëzakonisht të lumtur të jemi kompania e parë e internetit që do të ofrojë këtë gjë – dhe shpresojmë që do të bëhet një produkt standard”  deklaron kompania në Google Blog.

Ju mund të kyçeni tek Google Dashboard këtu.

Lajmet e fundit>