Ja se si

Si të kyçeni automatikisht në Windows 7?

May 21 2011
0 Shpërndarje
Si të kyçeni automatikisht në Windows 7?

Kështu që, nëse nukbrengoseni për kompjuterin tuaj që mbetet në shtëpi për disa ditë kur nuk ndodheni ju në shtëpi për arsye të ndryshme, ose nëse nuk keni ndonjë të dhënë të cilën duhet ta fshehni, ju mund ta bëni automatike qasjen në Windows 7. Ky proces është mjaft i lehtë. 

Për të mundësuar kyçjen automatike në Windows 7, ju keni nevojë për disa ndryshime në Windows. Shtypni sustën Start, shkruani netplwiz në hapësirën për kërkim dhe prekni Enter në tastierë. Më pastaj do të shihni një kuti me llogaritë e përdoruesve. Nga kjo dritare me llogaritë e përdoruesve, përzgjedhni llogarinë tuaj të përdoruesit nga lista e përdoruesve në kompjuter.

Largoni shenjën nga kutia pranë Users must enter a username and password për ta përdorur këtë opsion në kompjuter. Klikoni OK sapo ta keni larguar shenjën nga kutia. Shkruani fjalëkalimin për llogarinë tuaj të përdoruesit kur paraqitet, që është hapi përfundimtar për të mundësuar kyçjen automatike në Windows 7. Windows ju kërkon që ta rifilloni kompjuterin tuaj, para se të funksionojë kjo qasje automatike. Kur të kryhet rifillimi, Windows 7 do të kyçet automatikisht. Çdo herë që ju e rifilloni, ose e ndezni pas ndaljes, Windows 7 do të kyçet automatikisht./pcworldalbanian

 

 

Lajmet e fundit>