Ja se si

Si të kyçeni automatikisht në Windows 8?

Sep 16 2011
0 Shpërndarje
Si të kyçeni automatikisht në Windows 8?

Për të filluar, klikoni Win+R ose shkoni në Search nëpërmjet menysë Start, zgjedhni Select Apps dhe shkruani netplwiz në shiritin për kërkim. Kjo do të paraqes opsionin netplwiz, klikojeni atë për ta hapur dritaren për konfigurim të kyçjes së përdoruesit.

Tani, zgjedhni një përdorues nga lista dhe largojeni shenjën tek kutia ku thuhet “User must enter a username and password to use this computer” dhe klikoni OK.

Kjo do të hapë një dritare të re ku ju do të pyeteni për të shkruar një fjalëkalim për përdoruesin e përzgjedhur. Shkruani një fjalëkalim dhe klikoni OK.

Herën tjetër kur fillon sistemi juaj ose rifillon, ju do të kyçeni drejtpërdrejt në sistem pa pasur nevojë që ta shkruani një fjalëkalim. Është mjaft thjesht, apo jo?/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>