Ja se si

Si të largoni antiviruse e paralajmërime false në kompjuterin tuaj

Mar 26 2010
0 Shpërndarje
Si të largoni antiviruse e paralajmërime false në kompjuterin tuaj

Gjersa ka shumë lloje të ndryshme të malware, alarmimet false dhe programet mashtruese antivirus duket se janë më të përhapurat. Ato përfundojnë në sistemin e konsumatorit me emra të ndryshëm: Antivirus XP, Personal Antivirus, Spyware Protect, XP Antvirus e emra tjerë të ngjashëm, që faktikisht janë vetëm shkaktar të mëdhenj të telasheve.

Nëse keni rënë viktimë të njërës prej këtyre llojeve të ndyta të malware, një riparim i madh do të duhej të parashikohet në të ardhmen tuaj. Ka shumë programe të mira, pa pagesë të cilat mund t’i shkarkoni për të larguar infektime të paralajmërimeve false.

Një start i mirë është McAfee Stinger, të cilin e kanë përditësuar që të pastroj kësi lloj malware.

Stinger është një softuer që mund të shkarkohet pa pagesë dhe nuk kërkon që të instaloni asgjë. Ruani stinger.exe në desktopin tuaj, klikoni dy herë mbi ikonën e tij dhe lansoni programin, dhe nisni një skanim. Në momentin që ai kryhet, largoni skedarët që i detekton dhe ristartoni sistemin tuaj.

Me kaq përfundoi çdo gjë. Stinger momentalisht detekton dhe largon më shumë se 1.300 lloje të malware, duke përfshirë edhe ato më të zakonshmet që i hasi shpesh tek kompjuterët e miqve të mi.

Ju rekomandoj gjithashtu që të kontrolloni dy herë nëse është pastruar sistemin juaj nga infektimet e llojit si XP Antivirus, dhe më së miri është që ta bëni përmes Malwarebytes, që është një softuer tjetër pa pagesë dhe që ju siguron që malwarei është larguar.

Lajmet e fundit>