Ja se si

Si të largoni të dhënat nga rezultatet e kërkimit

May 21 2012
0 Shpërndarje
Si të largoni të dhënat nga rezultatet e kërkimit

Shumë media sociale ofrojnë mundësinë e mbrojtjes së privatësisë suaj në Ueb. Ju mund ta bëni profilin tuaj privat, që do të thotë se të tjerët nuk mund të shohin informacionet tuaja, ose mund ta largoni emrin tuaj nga llogaria dhe të përdorni një pseudonim që vetëm miqtë tuaj mund ta shohin.

Sidoqoftë, këto ndryshime do të ndikojnë në përmbajtjen e ardhshme që do ta vendosni, dhe jo në atë që tashmë vetëm e keni postuar në të kaluarën. Kështuqë, nëse dëshironi të heqni informacionet dhe fotografitë që keni postuar në të kaluarën nga rezultatet e kërkimit, ja se si duhet vepruar. Së pari duhet ta kopjoni URL-në e profilit tuaj. Duke përdorur llogarinë e ndonjë përdoruesi, ta zëmë në Twitter, linku do të dukej kështu https://twitter.com/Pseudonimiim. Sapo ta merrni linkun, ju duhet të hapni faqen e Google për largim të përmbajtjes – do të ju duhet të kyçeni sërish në shërbimet e Google. Klikoni butonin kërkesa për largim të ri dhe vendoseni linkun. Në faqen tjetër që hapet, do të keni mundësi të largoni përmbajtjen e ruajtur në lidhje me faqen që tashmë e keni fshirë. Në mënyrë që Google ta lejojë këtë, ju duhet të vendosni informacionin që paraqitet në versionin e ruajtur, por jo versionin e tanishëm.

Pasi e keni vendosur informacionin e ruajtur (nëse është e nevojshme), do të shihni që faqja do të ngarkohet sërish duke dhënë hollësi së bashku me datën. Nëse keni ndryshuar mendje, ju akoma jeni në gjendje që ta anuloni kërkesën tuaj.

Nuk ka ndonjë kufi kohor se sa shpejt do të largohet informacioni, kështuqë nëse keni nevojë që të fshihni informacionin nga rezultatet për shkak të ndonjë interviste për punë që do ta mbani së shpejti, bëjeni kërkesën për largim të informacionit sa më parë që të jetë e mundur. Gjithashtu, Google tregon që jo të gjitha lidhjet do të largohen nga kërkimi, prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm rreth përmbajtjes që e vendosni në Ueb, nëse nuk doni që kjo gjë të ndikojë negativisht diku tjetër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>