Ja se si

Si të lexoj një skedar që Windows nuk e hap me asnjë nga programet e saj?

Aug 1 2008
0 Shpërndarje
Si të lexoj një skedar që Windows nuk e hap me asnjë nga programet e saj?

Nëse jo, vizitoni FILExt, që është një burim i mirë për prapashtesat e dokumenteve (filext.com). Shkruani prapashtesën e dokumentit misterioz dhe do t’ju tregohet se çfarë dokumenti është, si dhe do të gjeni linqe të ndryshme ndihmëse. Pasi të keni identifi kuar llojin e dokumentit dhe programin i cili e ka krijuar, shkoni tek faqja e atij programi dhe kërkoni një program falas për të hapur dokumentin në fjalë. Nëse besoni se është një foto, shkarkoni dhe instaloni XnView (find.pcworld.com/60309).Ky program falas hap dokumentet e ruajtur në një numër të madh formatesh, duke përfshirë edhe .psd të Photoshop. Gjithashtu mund të bëjë konvertimin e fotografi ve në shumë formate. Përveç të tjerash, përfshin dhe një editues të thjeshtë të fotografi ve. Microsoft Office mund të lexojë dokumentet dhe fotografi të në disa formate të ndryshme, duke supozuar se keni instaluar fi ltrat e duhur. Për të parë se cilët fi ltra keni dhe cilët duhet të instaloni, ndiqni këto hapa. Për të fi lluar, zgjidhni Start•Run, shkruani appwiz.cpl dhe shtypni <Enter>. Tani zgjidhni Microsoft Offi ce… dhe klikoni Change. Në faqen rezultuese zgjidhni Add or Remove Features dhe klikoni Continue (Office 2007) apo Next (versione më të vjetra). Nëse ju hapet një faqe, e cila ka disa kuti për aplikacionet e Office, si dhe një kuti të titulluar Choose advanced customization of applications, zgjidhni atë kuti. Kur butoni Update ndryshon në Next, klikoni. Në listën rezultuese, zgjeroni Office Shared Features dhe pastaj Converters and Filters. Zgjidhni atë që dëshironi e pastaj klikoni Update (apo Continue).

Lajmet e fundit>