Lajmet

Si të luani DVD dhe disqe Blu-ray në Windows 8

Mar 9 2014
0 Shpërndarje
Si të luani DVD dhe disqe Blu-ray në Windows 8

optical_disc_dvd-100022024-galleryKur instaloni Windows 8 në kompjuterin tuaj, me të vijnë edhe një sërë veçorish interesante. Disa janë përditësime të dukshme nga versionet e kaluara Windows, ndërkohë që të tjera mund të jenë më tepër gjëra që ju prishin punë.

Një prej tyre është luajtja e DVD-ve. Më parë, në Windows përfshihej një DVD player i integruar. Windows 8 dhe 8.1 nuk e kanë më këtë funksionalitet. Sigurisht që mund të shikoni DVD-të me të dhëna, por nuk mund të luani filma.

Fatmirësisht, ka një sërë opsionesh që ju ndihmojnë në këto raste.

Opsioni 1: Thjesht provojeni!

Para se të instaloni funksionalitete shtesë, sigurohuni që e keni provuar se nuk luhen DVD-të në kompjuterin tuaj. Ndoshta prodhuesi i kompjuterit mund të ketë përfshirë ndonjë player.

Opsioni 2: Shkarkoni dhe instaloni VLC

Një nga mënyrat më të mira për të parë filma apo video dhe jo vetëm DVD është programi VLC nga VideoLAN. Mjafton ta instaloni dhe ta hapni. Klikoni më pas Menu dhe në fund Open Disc. Përmes këtij programi mund të hapni edhe shumë formate të tjera audio dhe video.

Opsioni 3: Instaloni Windows Media Center Pack

Microsoft nuk e ka larguar totalisht luajtjen e DVD-ve nga Windows-i. Thjesht e kanë kaluar në Windows Media Center pack, e cila kushton 10 $. Nëse keni versionin bazë të Windows 8, nuk mund ta instaloni dot pa paguar edhe 100 $ të tjera për të kaluar në Windows 8 Pro. Nëse nuk doni të shpenzoni kaq shumë, ju sugjerojmë opsionin e dytë pa pagesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>