Lajmet

Si të mbani kompjuterin tuaj larg piraterisë

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
Si të mbani kompjuterin tuaj larg piraterisë

Nëse gjeni oferta për softuerë në internet që tingëllojnë si shumë të mira për të qenë të vërteta, atëhere kini kujdes. Softuerët e lirë ndonjëherë mund t’ju kushtojnë shumë. Pirateria e softuerëve është një çështje serioze. Përtej saj, softuerët që shkelin ligjin dhe të drejtat e autorit mund të dëmtojnë seriozisht kompjuterin tuaj apo sigurinë e tij. Ja se përse:

– Ato mund të bllokojnë kompjuterin tuaj. Mund të fshijnë skedarë të rëndësishëm, të shkatërrojnë kompjuterin tuaj apo softuerët e tjerë.

– Mund të përmbajnë spyware që gjurmojnë të dhënat tuaja personale si llogari bankare, karta krediti, fjalëkalime etj. dhe ua dërgojnë ato hakerave.

– Softuerët piratë zakonisht nuk mund të marrin përditësimet e fundit, të cilat shpeshherë lidhen me sigurunë.

Ja se si të evitoni të bini pre e softuerëve piratë:

– Blini softuerë vetëm nga kompani të njohura

– Siguroni që uebfaqja nga ku po blini online është autentike. Kërkoni mbi certifikatën softuerike të kompanisë. Nëse ajo nuk ekziston, me shumë mundësi kompania nuk është e sigurt.

– Sigurohuni që URL-ja e uebfaqes është “https” në vend të “http” kur duhet të jepni të dhëna mbi kartën e kreditit (‘s’-ja tregon vetëm që informacionet tuaja enkriptohen kur dërgohen në internet, jo se faqja është autentike)

– Nëse çmimi është shumë i lirë për të qenë i vërtetë, atëhere mund të jetë mashtrim. Kini kujdes nga uljet e mëdha të çmimeve.

– Nëse e merrni softuerin në një zarf të bardhë, me shumë mundësi është i rremë. Softuerët origjinalë vijnë në paketime plastike, me kartat e regjistrimit dhe udhëzime të printuara. (PCWorld Albanian)

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>