Lajmet

Si të mbrohesh nga Spam

Aug 14 2008
0 Shpërndarje
Si të mbrohesh nga Spam

Një numër mjaft i madh mesazhesh (spam) të bezdisin jetën përditë në internet. Megjithëse nuk ka një zgjidhje të përsosur për ta mbajtur kutinë e postës elektronike të pa prekur, ekzistojnë disa hapa shumë të thjeshtë, që ju ndihmojnë të tejkaloni këto probleme.

Mbroni adresën e-mail

Shumë programe për spam operojë në Faqe të ndryshme, duke kërkuar adresa e-mail. Nëse postoni adresën tuaj në mënyrë publike, në çdo vend (në Faqe, forume diskutimi, apo në librin e vizitorëve) atëherë, shumë shpejt adresën tuaj do ta gjejë ndonjë program “bots” dhe do ta radhisë në listën e tij të spam. Gjithë adresat e mbledhura në shumicën e rasteve ruhen nëpër CD, që më vonë dërguesit e spamit t’i përdorin për t’ju bombarduar me postë të padëshiruar.

Këshillë: Mos jepni adresën kudo që ju del një faqe e ju a kërkon. Mund të përdorni mënyra tjera për të shkruar adresën që njerëzit mund ta lexojnë por programet “bots”, jo. Shembull, në vend që të shkruani “[email protected]” mund të përdorni “burim at shembull dot com”.
Shkruani ndonjë adresë e-mail të re kur ju kërkohet patjetër, por mos i kushtoni vëmendje kur merrni një të tillë ( shembull kur postoniinternetnë librin e vizitorëve) Mbani një adresë private, me të cilën komunikoni vetëm me miqtë dhe familjen. Mos përdorni asnjëherë këtë e-mail në ndonjë Faqe në Rrjet. Mendohuni mirë para se ta publikoni në Faqen tuaj adresën dhe përdorni mjetet për shifrim të adresës.Përdorni një formular për përshtypjet e vizitorëve në vend të adresës e-mail.

Përdorni një adresë jo të zakonshme

Disa programe për spam gjejnë adresa të ndryshme duke gjeneruar kombinime me anë të mjeteve automatike. Shembull gjenerojnë një listë si [email protected], [email protected], [email protected] etj. Gjithashtu përdorin një listë të fjalëve të emrave dhe mbiemrave për të gjeneruar adresa që janë më të dëshiruarat.

Gjithsesi, shumica e adresave të gjeneruara në mënyrë automatike aktualisht nuk ekzistojnë, por përdoruesve të spamit nuk u prish punë kjo, derisa dërgimi i një e-mail ka një çmim mjaft të lirë. Këshillë: Zgjidhni një adresë me më shumë se 8 karaktere. Mos u jepni kurrë një adresë që është e njëjtë me emrin dhe mbiemrin tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>