Blog

Si të mbrojmë të dhënat personale në Facebook?

Mar 21 2018
0 Shpërndarje
Rrjetet sociale mbijetojnë me profilet tona, pasi çdo lëvizje që ne bëjmë regjistrohet dhe përdoret për publicitet. Si të mbrojmë të dhënat personale në Facebook?

Me ngjarjet e javës që ndodhën ndërmjet Facebook dhe Cambridge Analytica ku kjo e fundit mendohet se ka vjedhur të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook, është ulur besueshmëria e një nga rrjeteve sociale më të përdorur në botë. Ajo që i shqetëson institucionet që garantojnë privatësine e të dhënave është fakti se mjafton të shkarkosh aplikacionin e Facebook dhe në të njëjtën kohë i jep mundësinë kësaj kompanie të bëjë ç’të dojë me të dhënat e tua duke filluar nga llojet e postimeve, listën e shokëve e deri tek pëlqimet që bëhen postimeve.

Por, çfarë kemi në dorë të bëjmë në mënyrë që privatësia jonë të mos dhunohet në këtë mënyrë? Shumë pak gjëra mund të bëhen, por ndjekja e disa rregullave bazë që limitojnë gjurmët digjitale mund të ndryshojë diçka.

Çfarë dinë rrjetet sociale për ne?

Rrjetet sociale mbijetojnë me profilet tona, pasi çdo lëvizje që ne bëjmë regjistrohet dhe përdoret për publicitet. Në rastin e Facebook për shembull, çdo klikim dhe pëlqim që ne bëjmë arkivohet në databazë në mënyrë që të përdoret për reklama. E keni vënë re që pasi keni pëlqyer faqen e një restoranti, ju shfaqen faqe të sponsorizuara restorantesh të tjerë?

Le të vendosim barriera për aktivitetet tona në Facebook

Prej vitesh, Facebook ka vendosur limite në lidhje me privatësinë ku çdo përdorues ka të drejtë të zgjedhë opsione të ndryshme në lidhje me çfarë ka dëshirë të bëjë publike e çfarë jo. Këshillohet të zgjidhen sa më pak opsione që lejojnë aktivitetet të jenë publike.

Lexoni gjithmonë kërkesat e aplikacioneve që shkarkoni

Kur shkarkojmë një aplikacion, Facebook na liston një sërë kërkesash. Bëjmë mirë ti lexojmë ato dhe të zbulojmë se çfarë kërkon konkretisht aplikacioni nga të dhënat tona. Kujdes: pasi keni shkarkuar një aplikacion, edhe nëqoftëse e fshini atë, të dhënat tuaja ruhen nga aplikacioni dhe mund të fshihen vetëm nëse i bëni një kërkesë personale zhvilluesve të aplikacionit.

Instaloni një përdorues anonim

Një ide e mirë do të ishte përdorimi i një add-on si ndihmesë për ruajtjen e privatësisë kështu do të evitohet përgjimi i lëvizjeve tona kur navigojmë online.

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>