Analiza

Si të mbroni fëmijët nga vjedhja e identitetit

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
Si të mbroni fëmijët nga vjedhja e identitetit

Kohët e fundit, po vihet re se viktima e zakonshme e vjedhjes së identitetit nuk është një person me shumë karta krediti apo me fjalëkalime të dobëta: Është në fakt një fëmijë. Sipas një studimi të fundit, vjedhja e identitetit që u bëhet fëmijëve nën moshën 5 vjeçare është dyfishuar nga 2011 në 2012-n.

Po ashtu, sipas studimit, 10% e fëmijëve të kësaj grupmoshe, kishin qenë viktima të vjedhjes së identitetit. Më e keqja është se fëmijët nuk kanë nga se ta kuptojnë se u është vjedhur identiteti derisa të kalojnë shumë vite.

Kjo është arsyeja kryesore pse ata janë shënjestra e parë. Por, çfarë mund të bëjë prindi për të mbrojtur identitetin e fëmijës?

Vihuni në dijeni mbi shenjat

Prindërit duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë kur është rrezikuar identiteti i fëmijës. Nëse fëmijës i vijnë fatura, njoftime, apo letra të ndryshme mbi taksat (para se ata të kenë filluar punë), ka shumë mundësi që të jenë viktimë e vjedhjes së identitetit.

Merrni raporte mbi huatë dhe fitimet

Ashtu siç kontrolloni raportet mbi huatë tuaja disa herë në vit, duhet të bëni të njëjtën gjë edhe me atë të fëmijës. Normalisht, nuk duhet të ketë asnjë hua në emrin e fëmijës suaj. Po ashtu, duhet të kontrolloni edhe nëse dikush po përdor ilegalisht numrin e sigurimeve shoqërore të fëmijës suaj.

Bëni pyetje

Nëse dikush ju kërkon numrin e sigurimeve shoqërore të fëmijës suaj, pyesni se përse. A jeni ligjërisht të detyruar ta jepni dhe çfarë mund të ndodhë nëse nuk e jepni?

Mbajini dokumentet e kyçura

Të gjitha dokumentet e rëndësishme, duke filluar nga certifikatat e lindjes deri tek pasaportat, duhet të mbahen me çelës. Në ndryshim nga të rriturit, fëmijët nuk kanë pse mbajnë elemente identifikimi me vete.

Kujdes me internetin

Sigurohuni që nëse fëmija përdor internetin dhe rrjetet sociale, të mos shpërndajë asnjëherë të dhëna personale apo sensitive në to. Nuk duhet të pranojnë aplikacione të palëve të treta – vetëm nëse vijnë nga marka të njohura. Nuk duhet të publikojnë kurrë informacione mbi emrin e vajzërisë së nënës, emrin e kafshës së parë shtëpiake apo informacione të tjera që përdoren nga kompanitë dhe institucionet financiare për të verifikuar identitetin.

Çfarë të bëni nëse ndodh?

Nëse keni zbuluar se fëmija juaj ka rënë pre e vjedhjes së identitetit, duhet të veproni.

1. Mbyllni llogaritë që janë hapur në emër të tij.

2. Bëni një ankesë ligjore.

3. Dërgoni një kopje edhe në drejtorinë më të afërt të policë.

4. Dërgoni një raport në rast se bëhet fjalë për hua.

Jo gjithmonë është e thjeshtë të rregullosh rrëmujën që ka sjellë vjedhja e identitetit, por është e mundur. (PCWorld Albanain)

femi internet

Tags >

internet
Lajmet e fundit>