Lajmet

Si të mbroni llogarinë tuaj në Twitter nga hakerët

Jun 22 2013
0 Shpërndarje
Si të mbroni llogarinë tuaj në Twitter nga hakerët

Vjedhja e llogarive në Twitter është diçka që mund t’iu ndodhë të gjithëve: nga njerëzit e thjeshtë, deri tek personalitetet VIP e deri tek kompanitë më të mëdha të botës.

Prandaj është e rëndësishme të kemi parasysh disa këshilla nëse duam të mbrojmë llogarinë tonë në Twitter, për të reduktuar në minimum rrezikun e hakimit të saj.

Fjalëkalimet e forta janë tepër të rëndësishme. Duhet të gjeni fjalë që nuk gjenden në fjalor, që të përfshijnë kombinime numrash dhe shkronjash, të vogla dhe të mëdha. Për shembull, mund të përdorni taktikën e mnemonikës: përdorni “4Score&7YA” në vend të “fourscoreandsevenyearsago” ose “$0Ndradog” në vend të “sondradog.”

Kujdes me aplikacionet. Një nga mënyrat më të përhapura se si mund të ndërhyjë në llogarinë tuaj një haker është përmes aplikacioneve që u jepni akses ju në llogarinë tuaj. Para se të instaloni aplikacione, shpenzoni një minutë kohë për të kërkuar në internet të dhëna lidhur me të.

Mos harroni të dilni gjithmonë nga llogaria juaj. Një mënyrë ekspozimi ndaj hakerëvë është të qëndroni vazhdimisht të kyçur në llogarinë tuaj.

Është shumë e rëndësishme të dilni nga llogaria sa herë që nuk keni më punë, edhe kur përdorni pajisje mobile. Mund t’ju duket e vështirë dhe e bezdisshme, por është më e thjeshtë sesa të stresoheni pasi ju kanë vjedhur adresën.

Evitoni URL-të e çuditshme/dyshuese. Një mënyrë tjetër se si mund të hyjnë hakerët në llogarinë tuaj është përmes phishing. Kjo ndodh në rastet kur ju dërgoheni në një faqe që në pamjen e jashtme është njësoj si Twitter, por në fakt nuk është faqja e vërtetë.

Duke menduar se jeni në Twitter-in real, ju vendosni të dhënat tuaja, të cilat regjistrohen. Shikoni me kujdes linkun e faqes ku jeni dhe kontrollojeni nëse është ai i vërteti. Nëse keni programe anti-malware, ka më tepër shanse të njoftoheni se kur nuk jeni në vendin e duhur.

Mos harroni e-mailet e veçanta vetëm për mediat sociale. Shumë njerëz kanë filluar të hapin adresa të tjera e-maili, përveç asaj personale, për t’u regjistruar në mediat sociale. Në këtë mënyrë, reduktoni mundësinë për t’ju vjedhur si Twitter-in (apo mediat sociale), ashtu edhe adresën tuaj të e-mailit. (PCWorld Albanian)

twiiter

Lajmet e fundit>