Ja se si

Si të menaxhoni kontaktet tuaja nga iOS në Windows

Dec 2 2012
0 Shpërndarje
Si të menaxhoni kontaktet tuaja nga iOS në Windows

Menaxheri i kontakteve tuaja në iPhone është i shkëlqyer për shkak se mund të shkruani emrin për të bërë një thirrje ose për të nisur një porosi.

Por kur ju dëshironi që t’i menaxhoni ato kontakte përtej thjesht shtimit të një emri ose numri telefonik, ekrani relativisht i vogël i iPhone ose iPadit dhe një çalim për një tastierë mund të jenë gjëra mjaft kufizuese.

Kjo është koha kur CopyTrans Contacts vjen në punë: ky aplikacion prej 2 dollarësh iu mundëson që të ndryshoni dhe menaxhoni kontaktet e juaja në iOS duke përdorur tastierën e rehatshme dhe ekranin e bollshëm të kompjuterit tuaj me Windows.

Thjesht instaloni CopyTrans Contacta në PC-në tuaj dhe lidheni pajisjen tuaj me iOS përgjatë USB-së dhe aplikacioni automatikisht e njeh pajisjen dhe fillon të paraqes listën e kontakteve. Ju mund të zhjidhni kontakte individuale për të ndryshuar, duke shtuar shumë hollësi për ta, si adresa e shtëpisë, apo ndonjë gjë tjetër.

Natyrisht, ju mund të shtoni shumë nga këto hollësi edhe në pajisjen tuaj me iOS, por kryerja e kësaj gjëje në një ekran të madh është më e thjeshtë.

CopyTrans Contacts iu mundëson që të bëni më tepër se sa vetëm të ndryshoni listën tuaj me kontakte, dhe e ka këtë për të arsyetuar etiketën e çmimit të vet prej 10 dollarësh. Dy dollarë mund të mos tingëllojnë shumë para, por në një botë ku ka shumë aplikacione pa pagesë, softuerët me pagesë duhet të dëshmojnë vlerën e tyre.

CopyTrans Contacts e bën këtë gjë duke iu mundësuar që t’ia bëni back up kontakteve tuaja drejtpërdrejt në PC-në tuaj, larg nga iCloudi i Apple. Asgjë nuk kemi kundër shërbimeve në cloud të Apple, thjesht lehtësia e përdorimit dhe siguria për të poseduar kontaktet e juaja në një vend që ju e kontrolloni paraqet një përparësi.

Veçoritë e tjera përfshijnë mundësinë për të bartur kontaktet përgjatë pajisjeve me iOS dhe nga iPhone ose iPad në Outlook, Gmail dhe Android. Ju gjithashtu mund të shtoni kontaktet e juaja nga desktopi në pajisjen tuaj me iOS, qofshin ato kontakte të ruajtura në Outlook, Gmail, ose në ndonjë fletë të formatit Excel. CopyTrans Contacts nuk është i përsosur.

Ka një ndërfaqe si qetësuese, e kështu edhe mjaft të lehtë për ta kuptuar. Dhe nuk ofron një rrugë për të larguar kontaktet e dyfishtë nga lista juaj; kjo duket një mundësi e humbur.

Por kjo gjë mund të kompensohet duke bërë përdorimin e këtij aplikacioni në një ekran më të madh, pra të atij për PC.

CopyTrans Contacts është i lehtë për t’u përdorur dhe ofron një alternativë të mirë për të ndryshuar kontaktet.

Përdoruesit e rastit mund ta shohin si pengesë çmimin prej 10 dollarësh, por për përdoruesit në biznese dhe çdokënd që mbështetet në iPhone-in e vet për të qenë në kontakt me të gjithë shokët dhe anëtarët e vet të familjes mund ta gjejë si çmim mbase jo fort të shtrenjtë për ta përballuar për të marrë kontroll mbi listën e tyre të kontakteve.

Butoni “Try it for free” në faqen për informacione për produktin do të shkarkojnë softuerin në sistemin tuaj. (PC World Albanian)

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>