Lajmet

Si të merrni 10 GB hapësirë pa pagesë në Google Drive

Sep 21 2013
0 Shpërndarje
Si të merrni 10 GB hapësirë pa pagesë në Google Drive

google-drive-logoGoogle iu jep 15 GB hapësirë të lirë përgjatë Gmail, Google Drive dhe fotografive me Google Plus. Nuk është pak, jo.

Natyrisht, sa më tepër, aq më mirë, posaçërisht kur nuk keni nevojë që të paguani. Dhe Google tani është duke e ofruar pikërisht atë, ndonëse duhet të kryhen disa gjëra. Nga tani, deri më 26 shtator, ju do të keni mundësi që të merrni 10 GB hapësirë ekstra nga Google Drive, pa pasur nevojë që të paguani.

Kërkesa është: Instalimi i aplikacionit të ri Quickoffice për Android ose iOS, që rastësisht është falas po ashtu. Pastaj kyçuni në llogarinë tuaj në Google përgjatë aplikacionit.

Dhe kaq ishte! Tani merrni 10GB hapësirë falas. Fillimisht nuk do të paraqitet; Google thotë që hapësira pritet të rritet në “disa javë të ardhshme”. Së dyti, kjo hapësirë nuk do të jetë përgjithmonë në dispozicion: ju merrni këtë hapësirë falas për dy vite të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>