Analiza

Si të merrni rezultate më të mira në Touch ID

Dec 18 2013
0 Shpërndarje
Si të merrni rezultate më të mira në Touch ID

touch IDSensori Touch ID në iPhone 5S është një mjet mjaft i dobishëm për të rritur privatësinë e telefonit tuaj.

Është fantastik kur funksionon por, mesa duket, për disa njerëz nuk po operon siç duhet. Nëse keni pasur probleme me të, Macworld ka listuar një grup instruksionesh për të pasur rezultate më të mira kur dëshironi ta çkyçni telefonin tuaj.

Katër janë udhëzimet që sugjeron Macworld:

1. Rregulloni pozicionin e telefonit. Mbajeni atë si zakonisht kur skanoni gishtat. Mos e vendosni mbi tavolinë apo në ndonjë sipërfaqe tjetër.

2. Skanoni kënde të ndryshme të gishtit. Skanoni gishtin e madh disa herë. Keni pesë vende të lira për shenjat e gishtave dhe mund t’i përdorni të pesta për të njëjtin gisht, duke e skanuar disa herë, në pozicione të ndryshme.

3. Përdorni një gisht tjetër. Nëse keni ndonjë shenjë apo ndonjë prerje në gishtin tuaj dhe e shihni se kjo ju shkakton probleme, mos e përdorni më.

4. Sigurohuni që gishti të prekë unazën metalike. Sigurohuni që gishti ka takuar rrethin prej çeliku që përfaqëson edhe butonin Home në momentin që dëshironi të çkyçni telefonin.

Me këto katër udhëzime duhet ta keni më të lehtë ta çkyçni telefonin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>