Ja se si

Si të merrni statistika mbi ndjekësit tuaj në Twitter

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
Si të merrni statistika mbi ndjekësit tuaj në Twitter

Nëse dëshironi të dini më tepër mbi ndjekësit tuaj në Twitter dhe faktin se sa influencues mund të jenë ata, konsideroni aplikacionin me emrin Fruji.

Ai është një aplikacion uebi që ju jep analiza të zgjeruara mbi ndjekësit tuaj.

Analizat bazë janë pa pagesë, por nëse merrni paketat premium ose pro, do të keni informacione shtesë si identifikimi i ndjekësve të rinj, ndjekësit spam, mund të shihni se cilët përdorues nuk ju ndjekin më etj.

Ky aplikacion mund të gjurmojë edhe vendet nga ku ju kanë përmendur si dhe të tregojë demografinë e ndjekësve, si ora lokale apo gjuha e folur.

Për ta përdorur duhet t’i jepni akses për të lexuar nga llogaria juaj Twitter. Aplikacioni Fruji nuk akseson privilegje të tjera shtesë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>