Ja se si

Si të mos lejoni që iPhone juaj të ju përgjojë?

Apr 22 2011
0 Shpërndarje
Si të mos lejoni që iPhone juaj të ju përgjojë?

Next Web raporton që një aplikacion falas i quajtur Untrackerd mund të përdoret për të fshirë të dhënat e regjistruara për vendndodhjen tuaj në pajisjen tuaj – dhe të parandaloni që të ndodhë edhe ndonjë ruajtje e këtyre të dhënave personale. Aplikacioni funksionon vetëm nëse ja keni bërë thyer jailbreak-un në iPhone-nin tuaj.

Jailbreaking – paraqet procesin e shbllokimit të pajisjeve iOS, kështu që ju mund të përdorni softuerët e paautorizuar- është një detyrë e shpejt dhe e lehtë dhe mund të bëhet nga shumëkush. Në fakt, në faqen Lifehacker mund të gjeni një udhëzues se si ta bëni këtë proces vetëm me disa klikime.

Sapo keni bërë thyerjen e jailbreak-ut në pajisjen tuaj iPhone, e tëra se çfarë duhet të bëni është të shkarkoni Untrackerd nga Cydia Store dhe ta lejoni këtë aplikacioni që ta kryejë këtë gjë:

Një pako (do të instalojë) daemon (procesin që vepron në prapavijë) për të fshirë skedarin consolidated.db. Nuk do të ketë ndonjë shtim të ikonave të reja në ballinën e pajisjes tuaj. Nuk ka nevojë që t’i rregullohen opsionet.

Kjo është e tëra. Tingëllon si gjë mjaft e lehtë.

Disa këshilla përpara se të veproni: bëjani jailbreak-un iPhone-it tuaj dhe shkarkoni Untrackerd.

-Bërja e jailbreak-ut mund të jetë e rrezikshme.. Disa aplikacione mund të mos funksionojnë mirë ose pajisja juaj iPhone mund të veprojë në mënyra të çuditshme. Telefoni juaj mund të ketë pastaj dhe disa dobësi në siguri.

-Untrackerd ishte krijuar nga një palë e tretë – dhe derisa qëllimet e këtyre individëve janë me siguri të mira – askush nuk e ka kontrolluar aplikacionin nëse bën ndonjë gjë të keqe gjatë fshirjes së të dhënave tuaja./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>