Biznes

Si të ndash dosjet lehtë në një rrjet të vogël biznesi

Jan 29 2009
0 Shpërndarje
Si të ndash dosjet lehtë në një rrjet të vogël biznesi

altNëse zyra juaj varet nga disa kompjuterë me sisteme operative të ndryshëm, ndarja e dosjeve mund të jetë problem. Por me siguri që doni ta kaloni kohën duke u marrë me punë e jo duke u vërdallisur me Folder Permisions. Network Magic nga Cisco tani bën gjithçka ju duhet.

 

Edhe pse keni mundësi të merrni një version falas, është versioni 30-dollarësh ai që pretendon të thjeshtojë folder sharing dhe e bën këtë punë shkëlqyer. Gjithë procesi kërkon vetëm tre klikime. Megjithatë, programi duhet të jetë aktiv në çdo PC që të mund të përdoret. Oferta bazë vjen me licencë përdorimi për tre kompjuterë, gjë që është e mjaftueshme për përdorimin në shtëpi, kurse versioni Pro mbështet deri në 8 kompjuterë. Sigurisht, Network Magic bën më shumë se sa thjesht ndarjen e dosjeve, por dhe vetëm ky tipar e bën t’ia vlejë çmimin që ka. Gjithashtu analizon rrjetin për vrima sigurie dhe të njofton për arnime apo azhurnime të mundshme.

Merrni një version provë 7-ditore në find.pcworld.com/61945. Nëse nuk do ta regjistroni, softueri kthehet vetë në versionin falas në fund të periudhës testuese. Ky aplikacion është ideal për gjithkënd që ka vuajtur e është munduar me rrjetin.

Lajmet e fundit>