Ja se si

Si të ndërtoni një PC Super-të-shpejtë dhe Super-të-heshtur (Pjesa I)

Aug 29 2008
0 Shpërndarje
Si të ndërtoni një PC Super-të-shpejtë dhe Super-të-heshtur (Pjesa I)

Sa më shumë që plakem, aq më pak tolerancë kam për kompjuterët e zhurmshëm. Pra, kompjuteri im i ri duhet të jetë i qetë, jo vetëm i shpejtë.Gjithashtu, unë kam nevojë që çmimi i tij të jetë i mirë.

Kur kompjuteri im ra si i vdekur, ngjarje të cilën mjeku ligjor do ta kishte regjistruar si aneurizëm të pllakës amë, bëra atë që secili “geek” do kish bërë. U tërbova për 5 minuta dhe pastaj fi llova të mendoj për ndërtimin e kompjuterit tim të ardhshëm. Në bazë të kritereve të mia të shpejtësisë dhe qetësisë së kompjuterit si dhe gjendjes time fi nanciare, vendosa të e orientoj kursorin drejt pjesëve të mija të preferuara të shitoreve online, nxora kartën e kreditit dhe ju futa punës. Ajo që erdhi pastaj ishte gjysma e parë e listës së komponentëve, të cilët përfundimisht u shndërruan në një desktop të ri fantastik, për të cilin jam duke e shkruar këtë artikull. Lista e çmimeve e prezantuar Intel Core 2 Duoishte korrekte në kohën e publikimit.

CPU: Dy kompjuterët e mi të mëparshëm shfrytëzonin procesor AMD, por për këtë ndërtim mora “Intel”. Ishte veprim më i mençur, pasi çipat e tij kanë prirje të jenë më të mirë, për të gjitha çmimet. Edhe pse procesori “quad-core Intel” tingëllonte tërheqës, një “dual core” i modifi kuar mirë kishte më shumë kuptim. Nga ana tjetër pak aplikacione shfrytëzojnë sot 4 bërthamat e quad-core. Mora një procesor E8400 3 GHz, të bazuar në procesin e ri të fabrikimit (45-nano-metrash) të “Intel”. Çipi është i shpejtë, punon relativisht mirë dhe është popullarizuar mes entuziastëve. Si pasojë është dhe shumë vështirë te gjendet. Shpenzova 260$, pa marrë parasysh listën e çmimeve të Intel prej 179$.

 

Ftohja e CPU: Reduktuesit standard të nxehtësisë së procesorëve janë për njerëz pa përvojë ose njerëz që nuk shqetësohen nga makinat super të zhurmshme, kështu që unë zgjedha si zëvendësim “Sythe’s Ninja Plus Rev B SCNJ-1100P”, i cili përdor 6 gypa për të nxjerrë nxehtësinë e procesorit përmes fletëve të tij të aluminit.Një ventilator 120 milimetrash, i bashkangjitur në anën e reduktuesit të ngrohjes e shkatërron nxehtësinë. Për 39$ nuk është i lirë, dhe nuk është shumë lehtë për tu gjetur. Por bezdia ia vlente. Procesori im duhet të kalojë mbi 32 gradë C me nivelin nën ngarkesë që ventilatori të hyjë në punë, por edhe kur kutia e shtëpizës është e hapur, ventilatori është pothuajse i heshtur.

 

Pllaka Amë: Në përzgjedhjen e GA-P35- DS3L të “Gigabyte” isha ndikuar ngaprodukti i Ultra Durable 2 Moniker. Ftohet 100 % në mënyrë pasive dhe përkrah procesorin e ri. Kushton 88$. Çip-set P35 “Intel”, për qëndrueshmërinë e tij i detyrohet “Conductive Polymer Aluminum Solid”. “Gigabyte” pohon se teknologjia po shkon në drejtim të rregullimit më të mirë të tensionit, rritjes së stabilitetit dhe jetëgjatësisë më të madhe të kompjuterave. Unë s’mund të vërtetoj ende asgjë nga këto, por sistemi im i ri është forcuar dukshëm.


Karta Grafike:
Edhe pse nuk shpenzoj shumë kohë duke luajtur në PC-në time, dua të kem kartën grafi ke më të mirë. Për këtë ndërtim unë desha diçka si 8800 GT GPU nga NVidia, e cila është veç disa shkallë në kualitet dhe çmim më e ulët se kryeprodukti i tyre GTX. Isha shumë i kënaqur që gjeta N8800GT 512MB nga ECS, përfshirë ftohësin pasiv për shpërndarjen e qetë të zhurmës dhe nxehtësisë. Karta prej 245$, para zbritjes prej 50$, përfshin sistemin fantastik të ftohjes së Arctic Cooling Accelero S1, i cili përdor seritë e gypave të bakrit të ngrohjes, të lidhura me 32 fletë, të cilat bëjnë tërheqjen e kartës. Ju duhet një shtëpizë e madhe për ta akomoduar këtë kartë të gjatë. Unë i anashkalova ftohësit tjerë opsionalë, pasi nuk planifikoj t’ia vështirësoj vetes punën, pasi edhe karta grafi ke punon shpejt dhe qetë. Fatura, deri më tani, pa zbritjen prej 60$: 632$. Muajin tjetër do t’ju prezantoj zgjedhjet e mija për RAM, Harddisk, Disk Optik, Shtëpizë, Kartë Zëri, Altoparlantë, si dhe Sistemin Operativ.

Lajmet e fundit>