Ja se si

Si të “ndërtoni” një projektor për telefonin tuaj në një mënyrë të thjeshtë

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Si të “ndërtoni” një projektor për telefonin tuaj në një mënyrë të thjeshtë

Nëse dëshironi të shihni një film ose një video nga smartfoni juaj, me njerëz të tjerë, dhe nuk doni që të keni tre veta të mbledhur rreth telefonit, atëherë ka një zgjidhje të thjeshtë dhe të lirë, të cilën mund ta bëni me gjëra që gjenden lehtë fare në shtëpinë tuaj.

Gjithçka që ju duhet është një kuti këpucësh, një zmadhues, disa tulla LEGO, një shirit ngjitës dhe disa gjëra të ngjashme që keni nëpër shtëpi.

Duke përdorur zmadhuesen, kutin e këpucëve, shiritin ngjitës, dhe LEGO-të, ju mund të lini telefonin brenda kutisë, ta ngjitni me ngjitës dhe të shikoni videon e cila do të shfaqet në mur.

Gjithashtu zmadhuesja e kthen imazhin e telefonit nga ana tjetër, prandaj nëse keni video me titra, nuk do jeni në gjendje ti shikoni ato sepse do jenë të kthyera prapa.

Kualiteti i projektorit nuk do të jetë sikur ai i projektorëve të cilët mund ti blini në dyqane, por është një zgjedhje e mirë dhe e lirë për të shikuar disa filma. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>