Ja se si

Si të ndiqni pa pagesë një kurs për Windows 8

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Si të ndiqni pa pagesë një kurs për Windows 8

Windows 8 mund të jetë pak ngatërrues, apo jo? Nuk ka buton Start (derisa të mos e instaloni një zëvendësim të palës së tretë), nuk ka ndonjë mënyrë për ta ndalur drejtpërdrejt, nuk ka Windows Media Center (derisa të mos e shkarkoni ndaras).

Ndoshta, më e keqja nga të gjitha, nuk ka manual udhëzues. Kështu që nëse jeni duke menduar disa mënyra për të mësuar për këtë sistem të ri operativ, ka disa opsione? Një opsion: Lynda.com, një faqe që ka mbi 1,500 kurse trajnuese online, duke përfshirë një vetëm për Windows 8.

Megjithëse ju mund të shikoni pa pagesë për 7 ditë, kjo nuk është edhe aq e mirë, sepse ju duhet të ofroni një kartë krediti dhe ta anuloni përpara se të fillojë koha për faturim. (Abonimet fillojnë në 25 dollarë për muaj.)

Fatmirësisht, është një rrugë më e lehtë për ta mësuar Windows 8: Si Lynda.com në Facebook është një mundësi për të parë një kurs në video prej pesë orësh, “Windows 8 Essential Training”.

Kursi është i ndarë në 11 seksione, secili me një sasi të vogël të nënseksioneve që përmbajnë video të ndryshme: “Duke qenë i afërt me ndërfaqen e re të përdoruesit,” “Organzimi i folderëve dhe skedarëve,”

“Largimin e programeve të padëshiruara”, e kështu me radhë. Për shkak se tërë përfshirja e trajnimit është paraqitur në faqen e kursit, ju me lehtësi mund të shkoni përgjatë çfarë teme që dëshironi; ju nuk duhet që të shikoni të gjitha gjërat me radhë.

Videot mund të jenë mjaft të kuptueshme, të shpjeguara nga instruktori David Rivers, duke e bërë Windows 8 më pak tmerrues.

Edhe nëse nuk jeni të regjistruar në Facebook, ju mund ta ndiqni kursin pa pasur nevojë që të shkoni përgjatë procesit të “pëlqimit”. Ky hap ju dërgon tek faqja e kursit, ku janë në dispozicion të gjitha videot individuale. Nëse jeni të ri në Windows 8, nuk do të ju këshillonim që ta ndiqni këtë kurs online.

Ajo që duhet thënë është që ky kurs pas datës 23 nëntor nuk do të jetë pa pagesë, kështu që ju këshillojmë që të filloni të mësoni sa më parë që të jetë e mundur. (PC World Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>