Ja se si

Si të ndryshosh fontin e zakonshëm të Microsoft Word 2007

Mar 11 2009
0 Shpërndarje
Si të ndryshosh fontin e zakonshëm të Microsoft Word 2007

altMicrosoft ka shtuar një koleksion shkronjash (fonteve) të reja, për të ndryshuar shkronjat e zakonshme që Word 2007 përdor për shkrimin e teksteve. Këto fonte me të vërtetë janë mjaft atraktive. Stili normal i shkronjave në Word 2007 është Calibri me madhësinë 11, që shumë njerëz e konsiderojnë të jetë mjaft i përshtatshëm.Por ndoshta ju do të dëshironit që dokumentet tuaja të kenë një pamje më klasike si ajo me fontin Times New Roman me madhësinë 12. Fatmirësisht është shumë e lehtë zgjedhja e një fonti tjetër për dokumentet. Filloni duke shkruar ca tekst në një dokument të ri dhe më pas shtypni CTRL+A për të përzgjedhur gjithë tekstin e shkruar.
Klikoni “home” në shiritin lart dhe më pas përdorni kutitë në sektorin e fonteve për të ndryshuar tekstin në fontin që dëshironi.Me tastin e djathë klikoni “normal” në sektorin e stileve të shkronjave dhe më pas zgjidhni “Update Normal” për ta përshtatur me fontin e shkronjave të zgjedhura më parë.

 

Kjo procedurë do ta rivendosë fontin “normal” të dokumentit në opsionet tuaja të reja. Faza e ardhshme e rivënies së opsioneve të zakonshme, në shikim të parë mund të duket pak e çuditshme, por megjithatë mos e lini  pa e provuar. Klikoni “view” në shiritin lart dhe pastaj klikoni në gjysmën e sipërme të tastit “Marros” në anën e djathtë të shiritit. Në dritaren e porsahapur “Macros”, zgjidhni “organizer” për të hapur dritaren me po këtë emër, “Organizer” dhe ndërrojeni opsionin te “Styles”.
Aty do të shihni dy lista të stileve. Njëra prej tyre është për dokumentin tuaj në të majtë, ndërsa tjetra për dokumentin “normal.dotm” në të djathtë. Zgjidhni stilin “normal” në dokumentin tuaj të tanishëm dhe më pas klikoni “copy”. Programi Word përmes një mesazhi do t’ju pyesë se a dëshironi ta vendosni stilin “normal” në shabllonin “normal”. Zgjidhni “yes” dhe programi automatikisht do ta ndryshojë fontin e zakonshëm të dokumenteve. Kështu fonti i ri i zgjedhur, do të shfaqet automatikisht sa herë që ju të hapni një dokument të ri.

Lajmet e fundit>