Biznes

Si të optimizosh uebfaqen për motorët e kërkimit

Mar 18 2009
0 Shpërndarje
Si të optimizosh uebfaqen për motorët e kërkimit

altI ri apo i vjetër qoftë siti juaj, mënyra se si ai shfaqet te motorët e kërkimit është shumë e rëndësishme për të arritur sukses.

Zakonisht, një sit merr 61% të trafikut nga rezultatet e kërkimit të motorëve të kërkimit dhe vetëm nga Google 41%. Për shumicën e bizneseve, renditja e lartë e faqes në rezultatet e motorëve të kërkimit është një nga gjërat më të rëndësishme.Ky është shkaku pse SEO (Search Engine Optimisation) është sot një industri multimiliardëshe. Askush nuk e di me saktësi se çfarë taktika të kombinuara do të mund të maksimizojnë renditjet e martë të një faqeje, por njerëzit ka krijuar disa strategji të mira, të bazuara te rezultatet e mira të arritura dhe fakte të mbledhura gjatë punës.
Pyeta tre ekspertë, Rand Fishkin e SEOmoz, Danny Sullivan nga Search Engine Land dhe Michael H. Fleischner, autor i SEO Made Simple, rreth asaj se çfarë trukesh dhe informacion i duhet dikujt të dije rreth SEO. Në vazhdim janë këshillat e tyre më të mira.
 

 

Optimizoni fjalët kyçe
Optimizimi për motorët e kërkimit nuk ka asnjë vlerë nëse nuk dini se Çfarë po përpiqeni të optimizoni. Për disa biznese, zgjedhja e fjalëve të drejtpërdrejta tipike është zgjidhje e mirë, por cilat fjalë duhet të theksojë një dyqan online që shet lloj-lloj produktesh? Apo si mund të vendosë për fjalët-kyçe një sit i përgjithshëm që trajton një listë të gjatë temash e shërbimesh? Si fillim, vendosni duke pasur parasysh termat që njerëzit zakonisht kërkojnë.

Një mënyrë për të mbledhur fjalë-kyçe të kërkuara është përdorimi i një vegle online të ofruar nga vetë Google, Google Keyword (find.pcworld.com/62305) dhe atë nga SEO, book Keyword Suggestion tool (find.pcworld.com/62306) , që orojnë një ndihmë të lehtë, përshkrim të saktë të çdo termi që zgjidhni, duke ju rekomanduar dhe terma që ndoshta nuk ju kishin shkuar fare nder mend. Po në fund të fundit kjo është lojë numrash. Optimizimi duhet të bëhet me terma që do të drejtojnë sa më shumë trafik në sitin tuaj dhe janë më të rëndësishëm për ato që ofron siti juaj. Pra, para se të bëni gjithçka tjetër, zgjidhni me kujdes disa terma me interes të lartë, mbi të cilat do të organizoni optimizmin.

Rregulloni titujt dhe URL-të

Ekspertët janë dakord se Tags janë tepër të rëndësishme për përpjekjet e SEO. Gjatë indeksimit të përmbajtjes së një faqeje, motorët e kërkimit trajtojnë tekstin që shfaqet në titullin e sipërm të dritares së shfletuesit, si gjënë më të rëndësishme dhe më informative për atë faqe. Mbushni çdo tag titulli me fjalë-kyçe dhe çdo titull bëjeni unik. Danny Sullivan këshillon që një taget të jenë si titujt e mijëra librave që keni botuar dhe doni që klientët t’i gjejnë. “Nëse i jap të njëjtin titull, askush nuk do ta dijë se flasin për gjëra të ndryshme”. Motorët e kërkimit konsiderojnë fjalët-kyçe në URL me të njëjtën rëndësi si me fjalët-kyçe të vetë faqes. Megjithëse sistemet e publikimit në përgjithësi lehtësojnë punën në përdorimin e fjalëve-kyçe në URL, shumë sisteme të tjera, si WordPress, i ruajnë URL-të me numra në vend të fjalëve-kyçe. URL-të e lexueshme nuk ndihmojnë vetëm motorët e kërkimit, por edhe vetë lexuesit, sepse janë më të kuptueshme.

Linqet nga të tjerët te faqja juaj

Më pëlqen shumë kur lexuesit vendosin linqe me faqen time të kritikës së filmave, Filmcritic.com, por një link që thotë “Filmcritic.com është më i miri” ka një efekt më pozitiv në renditjen e faqes, sesa një link që thjeshtë thotë “komente filmash”. Pse? Sepse motorët e kërkimit shikojnë tekstin spirancë që përdoret për t’u lidhur me një sit të caktuar. Nëse do që faqja të ngrihet lart në renditje për kërkimet e një fjale apo fraze të caktuar, duhet të shtysh të tjerët që të përdorin atë fjalë-kyçe te spirancat-tekst që përdoren për t’u lidhur me faqen tuaj, në vend që të përdorin vetëm emrin e faqes. Për ta lehtësuar këtë veprim, bëni gati një pjesë kodi HTML që kryen lidhjen me faqen tuaj. Të tjerët do e kenë më të lehtë për ta kopjuar dhe ngjitur, se sa t’i futen e të personalizojnë linkun vetë.

Shkruani saktë

Faqja dhe veçanërisht fjalët-kyçe, duhet të jenë pa asnjë gabim drejtshkrimor. Për shitësit e eBay mund të jetë problem i madh, kur nuk arrijnë të kuptojnë pse asnjë nuk pa kërkon të blerë “byrzyrlykun” e tyre! Nga ana tjetër, përdorimi i fjalëve të shkruara gabim, por qe shpesh përdoren kështu, mund të sjellë rezultate të mira. P.sh, fjala “letrarë” shkruhet shpesh nga shumë njerëz, pa “ë” në fund, nga nëse fusni “letrar” si një fjalë-kyçe shtesë nuk është keq.

Mos lini SEO t’ju pengojë

Ja një këshillë e mirë nga Fleischner: “SEO nuk duhet të zëvendësojë eksperiencat e përdoruesve. Ajo që është mirë për përdoruesin, është gjithashtu mirë për motorët e kërkimit. Pra, duke ndërtuar sitin më të mirë të mundshëm, me përmbajtjen, dizenjon dhe arkitekturën më të mirë, do të bëjë goxha punë për të arritur suksesin me renditjen te motorët e kërkimit. Sigurohuni vetëm që ajo që keni ndërtuar të jetë e lehtë për t’u kërkuar nga motorët e kërkimit, dhe siti do jetë patjetër në krye të listës dhe shumë para të tjerëve”.
Për më shumë këshilla për SEO lexoni artikullin e plotë në find.pcworld.com/62307.

Këto këshilla mund t’ju ndihmojnë në përmirësimin e renditjes së sitit tuaj në kërkimet e Google dhe motorëve të tjerë të kërkimit.

Lajmet e fundit>