Lajmet

Si të organizoni punën në shfletues me të ashtuquajtura “pinned tabs”

May 6 2014
0 Shpërndarje
Si të organizoni punën në shfletues me të ashtuquajtura “pinned tabs”

pin_tab-100266055-origNëse vëreni se gjatë punës suaj hapni gjithmonë 10 apo më shumë faqe njëkohësisht në tabe apo nëse sa herë hapni shfletuesin ju duhen gjithmonë disa faqe të caktuara, atëherë mund ta organizoni punën shumë mirë thjesht duke përdorur ato që quhen “pinned tabs”.

Klikoni me të djathtën në një prej tabeve dhe zgjidhni Pin Tab. Ky opsion do ta zvogëlojë tabin dhe do ta vendosë në të majtë të dritares.

Hapat janë të njëjta si për Chrome ashtu edhe për Firefox. Fillimisht, hapni një tab në shfletues dhe shkoni në faqen që doni ta mbani hapur. Më pas, klikoni me të djathtën dhe zgjidhni Pin Tab. Tabi do të zvogëlohet menjëherë dhe do të kalojë, ashtu si në Chrome, në të majtë të dritares.

Kini parasysh se “pinned tabs” nuk kanë butonin “x” për t’i mbyllur. Për ta bërë këtë gjë duhet të klikoni mbi to me të djathtën dhe të zgjidhni “close tab.” Gjithashtu, ato janë më të vogla se tabet e zakonshme, çka do të thotë se nuk e shihni titullin e faqes siç shihni në rastin e një tabi të zakonshëm. Kjo do të thotë se nuk mund të shihni njoftime nga Twitter apo Facebook, si në rastin kur merrni një mesazh të ri apo një njoftim. Në këtë rast, duhet t’i kontrolloni vetë herë pas here këto faqe. (PCWorld Albanian)

Tags >

shfletues
Lajmet e fundit>