Biznes

Si të përdorni aplikacionin e ri të Facebook-ut për të gjetur punë

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Si të përdorni aplikacionin e ri të Facebook-ut për të gjetur punë

Po kërkoni punë? Atëherë një alternativë ku mund të kërkoni është edhe rrjeti më i madh social në botë, Facebook-u.

Kompania lançoi ditën e mërkurë aplikacionin e shumëpritur “Social Jobs app”, për përdoruesit amerikanë, e cila ka në vetvete mbi 1.7 milionë listime nga faqet e kërkimit për punë të cilat përdornin Facebook-un për të gjetur aplikantë. Planet për një aplikacion të tillë u bënë të ditura tetorin e kaluar. Ajo do të ishte një nismë me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Labor Department.

Të dyja lançuan The Social Jobs Partnership, një grup që përfshin National Association of Colleges and Employers, the National Association of State Workforce Agencies, si dhe the Direct Employers Association. Facebook deklaron se ky aplikacion është progresi i radhës për rrjetin social.

Një kërkim nga NACE tregon se 50% e punëdhënësve e përdorin Facebook-un për të gjetur persona të kualifikuar për vendet e tyre të punës. Këta punëdhënës u shprehën se është tepër praktike përdorimi i kësaj uebfaqeje pasi njerëzit pëlqejnë faqen e kompanisë dhe rritet mënyra e kontaktimit me ta.

“Facebook-u është krijuar për të lidhur njerëzit dhe jemi shumë të lumtur që zhvilluesit po e përdorin platformën tonë qoftë për t’u lidhur me punëdhënësit qoftë me aplikantët potencialë”,- u shpreh Marne Levine, zv. Presidente e kompanisë për marrëdhëniet publike.

“Duke u mundësuar kërkuesve për punë të shohin dhe të ndajnë vendet e lira të punës bazuar në kritere të specifikuara nga vetë ata, si vendndodhja dhe industria, aplikacioni Social Jobs hedh themelet e një përpjekjeje të madhe për përdorimin e mediave sociale në këtë aspekt.”

Konkurrent me LinkedIn?

Nuk dihet nëse Facebook po përpiqet të rrisë konkurrencën me rrjetin profesional LinkedIn, i cili ka 175 milionë përdorues krahasuar me 1 miliard të Facebook-ut. LinkedIn ofron llogari me pagesë si për ata që kërkojnë punë ashtu edhe për ata që ofrojnë punë.

Aplikacioni i Facebook-ut nga ana tjetër, shërben për momentin si një treg i krijuar nga listat e faqeve të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>