Ja se si

Si të përdorni Google Docs. Offline?

Jul 1 2012
0 Shpërndarje
Si të përdorni Google Docs. Offline?

Më në fund, pas shumë pritjesh e vonesash Google Docs. mundëson editimin offline. Ky azhurnim është shtuar sot në shërbimin Google Docs. por për ta aktivizuar atë, ju duhet të kryeni disa hapa.

Opsioni offline në Google Docs. është shumë praktik kur jeni duke udhëtuar me aeroplan ose kur gjendeni në ndonjë kafiteri pa lidhje interneti. Kur të kyçeni sërish online, ndryshimet e bëra do të sinkronizohen automatikisht në cloud. Një prej disavantazheve të këtij azhurnimi është se përkrahja offline nuk është e disponueshme për suitën e plotë të Google Docs. Ju mund të editoni offline vetëm dokumentet. Ju mund t’i shihni skedarët Excel mirëpo nuk mund t’i editoni ato. As prezantimet, vizatimet dhe artikujt e tjerë nga lista juaj e dokumenteve nuk do të jenë të disponueshme offline.

Nëse përdorni Firefox apo Internet Explorer, ky lajm do të jetë paksa zhgënjyes për ju: opsioni offline aktualisht funksionon vetëm në shfletuesin Chrome. Kjo është një taktikë e zgjuar e Google për t’i detyruar njerëzit të përdorin Chrome, por është paksa bezdisëse nëse nuk e përdorni këtë shfletues rregullisht.

Pasi të keni instaluar shfletuesin Chrome, do të ju duhet të lejoni qasjen offline në kompjuterin apo pajisjen tuaj. Nëse përdorni pamjen klasike, klikojeni ikonën e marshit në anën e sipërme të dritarës suaj. Tani do të jeni në gjendje të shihni menynë që thotë” “Set up Docs offline (beta).”

Pasi të keni klikuar atë opsion, do të drejtoheni tek një dritare e re me butonin “Enable offline Docs.” Kur të përfundoni edhe këtë hap, do të ju kërkohet që të instaloni Ueb aplikacionin Google Drive Chrome. Tani do të drejtoheni në Chrome Store, ku edhe mund ta shkarkoni aplikacionin Drive. Ky aplikacion do të shfaqet afër aplikacioneve tjera Chrome; klikojeni atë dhe do të drejtoheni tek Lista e Dokumenteve.

Në pjesën e sipërme të shfletuesit, do të ju shfaqet një njoftim që ju informon se dokumentet tuaja dhe skedarët excel janë duke u sinkronizuar. Kliko “View offline Docs” nga menyja, dhe do të keni mundësi të shihni se cilat dokumente janë të disponueshme offline. Dhe kjo ishte e tëra, tani jeni gati të filloni punën në Google Docs offline. I tërë procesi kërkon rreth pesë minuta kohë, nëse veç e keni të instaluar Chrome në pajisjen tuaj.

Google Docs. funksionon mirë dhe është stabil në opsionin offline.

Jemi shumë të zhgënjyer me mosmundësinë e krijimit të dokumenteve offline; vetëm mund t’i editojmë ato. Çuditërisht, ekziston një buton mbi dritaren e dokumenteve offline me mbishkrimin “New Document,” por nëse e klikoni atë, atëherë ju shfaqet porosia “ky dokument nuk mund të krijohet offline.” Përfshirja e një opsioni jofunksional duket shumë qesharake, por pas së gjithash ky produkt i Google është ende në fazën testuese. Sidoqoftë, mbesim me shpresë se në të ardhmen Google do të zgjeroj opsionin e editimit offline edhe për skedarët Excel dhe PowerPoint. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>