Ja se si

Si të përdorni të gjitha aplikacionet e Android në Surface Pro

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
Si të përdorni të gjitha aplikacionet e Android në Surface Pro

microsoft surface proNëse vëreni një mungesë të konsiderueshme të aplikacioneve të cilat nuk ndodhen në Microsoft Surface

Pro, kemi lajme të mira për ju. Tableti juaj me Windows 8 mund të përdorë pothuajse çdo aplikacion Android që ekziston – nëse ju shkarkoni dhe instaloni BlueStacks-in. Natyrisht, BlueStacks është një softuer emulator që funksionon në Mac dhe versione më të vjetra të Windows.

Kompania gjatë ditës së martë lançoi një version për Windows 8. Ndonëse aplikacioni është optimizuar për ekranin Surface Pro prej 10.6 inçësh, 1,920 x 1,080, çdo tablet me Windows 8 mund ta përdorë atë. Sidoqoftë, pajisjet me Windows RT (si Surface RT) nuk munden.

Windows 8 përshtatet me mirë me aplikacionet BlueStacks. Ndërkohë që BlueStacks disa here ka probleme për të përkthyer veprimet e kryera nga ekranet me prekje në ato me përdorim të mouse-it dhe tastierës, Android është një sistem operativ me prekje, e po kështu edhe Windows 8.

BlueStacks për Windows 8 madje përfshin një version të posaçëm të menusë Charms që është mjaft i lidhur me sistemin e ri operativ Windows.

“Le të jemi të sinqertë, pa aplikacione, Surface duket si një tullë me shkëlqim,” thotë CEO i BlueStacks, Rosen Sharma. “Përmbajtja sjell harduerin në jetë. Me këtë lançim, blerja e një Surface Pro bëhet shumëfish më tërheqëse. Unë vetë e bleva një.” (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>