Analiza

Si të përdorni Ultrabook-un për të përgjysmuar kohën e studimit

Jul 13 2013
0 Shpërndarje
Si të përdorni Ultrabook-un për të përgjysmuar kohën e studimit

Të jesh student është shpeshherë një përvojë e bukur, përsa kohë nuk i harxhoni të katër vitet vetëm mbi libra.

Ndoshta do të surprizoheshit po t’ju thonim se sa kohë humbisni duke mos përfituar nga avantazhet që ofron teknologjia. Ka plot mënyra të thjeshta, por mjaft produktive që ju ndihmojnë të kurseni kohë, të përmirësoni punën, madje të rrisni edhe mesataren. Ja disa prej tyre:

– Përdorni softuerë për të mbajtur shënime. Ato janë mjete të shkëlqyera për të mbajtur veten e organizuar, për të përmirësuar aftësitë e të mbajturit shënime si dhe për të respektuar oraret. Disa prej tyre janë Google Notes, Evernote, OneNote, dhe Uber Note.

– Regjistroni leksionet. Çdo Ultrabook është i pajisur me mikrofon dhe në internet mund të gjeni dyzina me programe që regjistrojnë audio. Nëse dëshironi të rrisni cilësinë e regjistrimeve, mund të blini edhe një mikrofon USB që kushton rreth 40 $.

– Përdorni teknologjinë e njohjes së zërit. Programe si Dragon NaturallySpeaking ju ndihmojnë të ktheni në tekst të gjitha ato që regjistroni. Fatkeqësisht, ai ju ndihmon vetëm nëse mësimin e bëni në disa gjuhë të botës si anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht dhe hollandisht.

– Përdorni cloud-in për të bashkëpunuar. Google Docs, Google Drive, dhe programe të tjera mund t’ju ndihmojnë të komunikoni me kolegët duke shkëmbyer materiale. – Mësoni shkurtimet nga tastiera. Disa prej tyre për Windows 8 i gjeni në artikullin e PCWorld.

– Punoni gjatë kohës që jeni në lëvizje. Kjo do të thotë se Ultrabook-un mund ta përdorni në pushimin midis leksioneve, gjatë kohës së drekës etj. Gjithsesi, mos harroni asnjëherë të pushoni. (PCWorld Albanian)

 ultrabook

Lajmet e fundit>