Biznes

Si të pranosh pagesa me karta krediti, jashtë dyqanit

May 1 2009
0 Shpërndarje
Si të pranosh pagesa me karta krediti, jashtë dyqanit

 

Marrja e pagesave me karta krediti në lëvizje, në ndonjë panair, apo gjithkund jashtë dyqanit është një eksperiencë tepër lodhëse. Lexuesit mekanikë që përdoreshin dikur, prodhojnë një tufë me letra e shkresa që duhen ripunuar në fund të ditës.
 
Lexuesit e dedikuar të kartave të kreditit, nga ana tjetër janë akoma të mëdhenj `dhe shpesh kërkojnë në të njëjtën kohë, lidhje me rrymën e elektrike dhe internetin. Gjithë kjo bezdisje e bën Pro Pay Micro Secure Card Reader (find.pcworld.com/62340) të duket shumë tërheqës.
 
MicroSecure Card Reader peshon vetëm 40 gr dhe mund ta mbash rehat edhe në xhepin e këmishës. Bateria që ka arrin të mbajë për 8 orë punë me një karikim, duke mundësuar deri në 71 transaksione, që më pas, kur të ktheheni pranë kompjuterit mund t’i ngarkoni përmes shërbimit në ProPay.com. Nëse e lidhni me USB me një laptop mund të bëni edhe transaksione online, nëse kompjuteri është i lidhur në internet.
 
Lexuesi i kartave të ProPay shitet për 150 dollarë dhe kërkon një pagesë mujore 5 dollarëshe për shërbimin, shtuar kjo pagesës për llogarinë standarde të ProPay, që është thuajse e njëjtë me të gjitha kompanitë e tjera që ofrojnë procedimin e pagesave me karta krediti.
 
Një llogari i thjeshtë me ProPay kushton 35 dollarë në vit. Megjithëse lexuesi i kartave performon shumë mirë i lidhur në një laptopi, ku munt të fusni transaksione direkt në llogarinë e përdoruesit në  Pro-Pay, nuk ka të inkorporuar asnjë çelës apo monitor. Ndaj, kur përdoruesi është në lëvizje duhet të mbajë me vete nje bllok shënimesh për të shënuar veprimet e transaksioneve dhe kohën e vendin e bërë. Karta, e përdorur e vetme, ruan vetëm të dhënat e kartave të kreditit. Kur kthehet pranë kompjuterit, përdoruesi duhet të fusë më pas informacionin tjetër për çdo transaksion.
 
Por këto probleme të vogla janë të tolerueshme kur mendon se një lexues kaq i vogël i jep klientëve sigurinë se detajet e tyre të kartës së kreditit janë të sigurta kur blenë tek ju.
 
COMPACT PROPAY MicroSecure Card Reader ruan deri në 71 transaksione dhe mund të mbahet lehtësisht dhe në xhepin e këmishës.

 

Lajmet e fundit>