Lajmet

Si të punoni në Gmail pa e hapur fare faqen e tij me Checker Plus

May 28 2013
0 Shpërndarje
Si të punoni në Gmail pa e hapur fare faqen e tij me Checker Plus

Njoftimet e e-mailit janë njësoj si kafeja: disa njerëz nuk i durojnë dot, ndërsa disa të tjerë nuk bëjnë dot pa to.

Nëse bëni pjesë në grupin e dytë, atëherë mund t’ju pëlqejë Checker Plus për Gmail. Ashtu si edhe kontrolluesit e tjerë të e-maileve, ai ju njofton sa herë ju vjen një e-mail i ri. Por, ndërkohë ky është opsioni i vetëm për disa aplikacione të ngjashme, Checker Plus shkon përtej saj. Checker Plus instalohet në toolbar-in e Google Chrome, duke shtuar një ikonë të vogël në formë zarfi.

Sipër tij numërohet numri i e-maileve të palexuara. Nëse klikoni mbi buton, do të shfaqet një dritare në miniaturë e vetë faqes së Gmail-it, ku gjeni inbox-in dhe të gjitha e-mailet që ndodhen në të.

Mesazhet mund t’i lexoni brenda dritares. Sa herë që ju vjen një e-mail, Checker Plus ju shfaq një dritare të vogël pop-up në cepin e djathtë poshtë të ekranit. Madje, mund të zgjidhni edhe opsionin që aplikacioni t’iu lexojë me zë përmbajtjen apo subjektin e tij.

Të gjitha opsionet e njoftimit të e-maileve të reja përmes tingujve, leximit të e-mailit, dritares së vogël pop-up, mund t’i aktivizoni ose t’i çaktivizoni. Checker Plus mund ta personalizoni edhe më tej, duke ndryshuar ngjyrat e aplikacionit, të njoftimeve pop-up etj. Sipas vlerësimeve të PCWorld, Checker Plus është shtesa më e konfigurueshme për Google Chrome. (PCWorld Albanian)

gmail

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>