Lajmet

Si të reduktoni në Chrome hapësirën midis faqeve të preferuara në listën Bookmark

Apr 14 2013
0 Shpërndarje
Si të reduktoni në Chrome hapësirën midis faqeve të preferuara në listën Bookmark

Në rast se përdorni shpesh Google Chrome duhet të keni vënë re ndryshimet e fundit në shfletuesin tuaj.

Pas përditësimit të aplikuar një javë më parë është vënë re se është rritur hapësira midis faqeve të shënuara si të preferuara (Bookmark).

Programuesit kanë vepruar kështu për një paraqitje më të qartë të çdo linku që shfaqet në momentin e klikimit tek Bookmark Bar.

Megjithatë kjo gjë nuk është aspak e përshtatshme kur keni të bëni me një listë shumë të gjatë.

Fatmirësisht ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë për të reduktuar hapësirën midis titujve të faqeve të preferuara.

1. Klikoni me të djathtën tek ikona e Google Chrome dhe përzgjidhni Properties.

2. Tek dritarja që do të shfaqet drejtohuni tek pjesa Shortcut dhe më pas përqendrohuni tek fusha Target. Klikoni në brendësi të saj dhe lëvizni kursorin deri në fund të saj, pikërisht aty ku lexon “chrome.exe”.

3. Më pas shtypni nga tastiera butonin e hapësirës vetëm njëherë dhe vendosni tekstin – -disable-new-menu-style

4. Klikoni OK dhe hapni përsëri Google Chrome.

Në këtë mënyrë keni kthyer hapësirat midis faqeve në listën Bookmark ashtu si ishte më parë. (PCWorld Albanian)

google chrome

Lajmet e fundit>