Lajmet

Si të riktheni libraritë e nënkuptuara (default) në Windows

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Si të riktheni libraritë e nënkuptuara (default) në Windows

libraritNëse jeni duke e përdorur sistemin operativ Windows 7 dhe pa dashje keni bërë fshirjen e njërës nga libraritë e nënkuptuara që ndodhen, atëherë mos u shqetësoni sepse ka zgjidhje për këtë dhe është fare e thjeshtë.

Rikthimi i këtyre librarive të nënkuptuara bëhet thjesht duke hapur një dritare të çfarëdoshme ku mund të vëreni skedarët që ndodhen në kompjuterin tuaj.

Hapjen mund ta bëni nga ikona e vendosur në shiritin me vegla, nëse deri më tani nuk e keni bërë largimin e saj nga aty, apo duke shtypur tastet Windows+E në tastierë.

Pastaj klikoni me të djathtën në seksionin e librarive në panon për navigim dhe zgjidhni Restore default libraries nga menuja.

Kjo është e tëra që duhet të bëni. Shijojeni pamjen tuaj të vjetër.

Tani me siguri e kuptoni se nuk ka qenë e nevojshme të shqetësoheni, pasi nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>