Harduer

Si të rikuperoni skedarët e dëmtuar të një hard drive-i të jashtëm

Nov 2 2013
0 Shpërndarje
Si të rikuperoni skedarët e dëmtuar të një hard drive-i të jashtëm

Po e fillojmë këtë artikull duke theksuar faktin se një skedar të rëndësishëm nuk duhet ta ruani vetëm në një vend e aq më pak vetëm në hard drive.

Kjo për arsyen se skedarët në hard drive mund të humbasin dhe të dëmtohen lehtësisht.

Le të fokusohemi tashmë tek qëllimi i vërtetë i artikullit. Se sa mund t’i rekuperoni pas një dëmtimi, kjo varet gjithmonë nga grada e këtij të fundit dhe se sa para keni ndërmend të shpenzoni.

Së pari, nëse dëgjoni një zhurmë të çuditshme, si në formë klikimi apo gërvishtjeje që nuk e keni dëgjuar më parë, mirë është ta kontrolloni drive-in tek një shërbim kompjuterësh. Problemi mund të jetë edhe tek PC-ja dhe në këtë rast mund të ndryshoni portën ku e keni lidhur hard drive-in.

Nëse nuk i gjeni ende skedarët, atëherë është koha për të parë në brendësi të drive-it. Hapeni dhe do të gjeni një hard drive të brendshëm.

Këtë të fundit mund ta lidhni me kompjuterin ose duke e instaluar si një hard drive dytësor në PC ose duke përdorur një adaptues SATA-USB. Këto të fundit kushtojnë rreth 20 $.

Nëse këto mënyra nuk e zgjidhin problemin, atëherë mund të jetë çështje e vetë drive-it. E vetmja mënyrë në këtë rast është ta dërgoni drive-in në shërbime që bënë rikuperimin e të dhënave si DriveSavers dhe Ontrack.

Mos harroni se pavarësisht këtyre shërbimeve dhe shumë të tjerave në këtë fushë, nuk mund t’ju garantohet se do t’ju kthehen gjithmonë të dhënat.

Edhe në qoftë se ju kthehen, bëhuni gati të merrni skedarët duke paguar qindra dollarë. Prandaj, nuk mendoni se duhet të kishit bërë më mirë një backup? (PCWorld Albanian)

hdd extern

Lajmet e fundit>