Ja se si

Si të rregullosh pikselët e bllokuar në monitor

Mar 11 2009
0 Shpërndarje
Si të rregullosh pikselët e bllokuar në monitor

altJa një këshillë se si mund të ktheni jetën në monitorin e vjetër LCD, që kohët e fundit duket se po venitet. Jo sh`umë kohë më parë kam porositur një monitor LCD për t’ia bashkëngjitur desktopit tim të lojërave. Kur më arriti në shtëpi, fillova ritualin e zakonshëm të shpaketimit, duke larguar pjesët mbrojtëse. Pas disa minutash, vendosa mbajtësen dhe kabllon, shtypa butonin e ndezjes dhe pashë se si po ndizej ekrani, nga një rutinë e zezë e zakonshme.Dhe ja ku doli, një piksel i bllokuar në pjesën e sipërme të ekranit. Një pikë shumë e vogël drite, një pikë uji në det, por për mua ishte mjaft bezdisëse. Kur të kuptoni se keni një piksel të tillë në monitorin tuaj të ri, është sikur dikush t’ju shkelmojë.   
Për dikë mund të mos jetë edhe aq e rëndësishme, por jo për mua, që jam thuajse i fiksuar vizualisht. Edhe pse pikselët e bllokuar nuk janë pikselë të vdekur e që nuk mund të rregullohen, unë edhe këta nuk mund t’i shoh. Janë si një vrimë në një pikturë të Monet, e ndoshta edhe më keq. Pikturat (në përgjithësi) nuk lëvizin, fotografia në ekranet LCD lëviz, kështu që këto ndryshime tërheqin vëmendje në këto pika të dritës. Provoni të luani lojëra si Doom 3 me një pikë të tillë dhe do ta shihni se sa do t’ju pengojë në ato nivelet e errëta ku jeni të mbyllur në gypa të hekurt. Aty do ta shihni shumë mirë dhe është një pikë që nuk do të doni që ta anashkaloni.
Në të kaluarën, thjesht kam kthyer LCD-në ose edhe laptopi. Kjo më ka ndodhur në së paku dy MacBooks të fundit që kam kthyer ku i kam blerë. Kjo është zgjedhja më e mirë nëse LCD-ja ka ende garanci, ose mund ta ktheni tek shitësi. Por këtë herë desha të jem më aventurier. Hyra në ueb dhe kërkova “Si të përmirësoj një piksel të bllokuar në monitor LCD” dhe gjeta një udhëzim në Wikihow (find.pcworld.com/62081). Kisha dëgjuar për një “masazh” të pikselit të bllokuar për ta shtyrë të funksiononte, por ky veprim më është dukur i pamundur. Deri tani!

Metoda e shtypjes
Vazhdova më tej dhe provova një aplikacion Java të quajtur JScreenFix (www.jscreenfix.com), i cili sipas uebfaqes “riparon pikselët e bllokuar përmes dritës së shpejtë rezonuese.” Pas 10 minutash përdorimi të këtij aplikacioni, dhe disa herë përsëritje të masazhit të monitorit (Metoda e Shtypjes), e lirova pikselin e bllokuar.
Me një leckë të butë dhe të thatë, shtypja ngadalë vendin ku ishte pikseli i bllokuar dhe ndizja dhe ndalja monitorin, duke vazhduar disa herë. Rezultati: Mirupafshim pikë e kuqe e bllokuar. Në rast se ka sukses JScreenFix para se të aplikoni metodën “fizike”, mund të blini edhe versionin me pagesë të programit për të parë më detajisht problemet me monitorin.
Mundësia nga WikiHow jep një metodë të prekjes së pikselit, ku duhet të përdorni një fotografi tërësisht të zezë, që e bënë më të lehtë shikimin e pikselit të bllokuar. Shtypni ngadalë pikselin e bllokuar, aq sa të mund të shihni një efekt të vogël pas kontaktit.
Një vërejtje: Riparimi që kam zbuluar ishte një shkak për gjetjen e më shumë pikselëve të bllokuar; kështu që mos merrni hapin e fundit të parin. Vetëm pak durim dhe pak mjeshtri me duar, dhe mund ta ktheni monitorin LCD sikur që ishte në ditët kur e keni blerë.

Lajmet e fundit>