Ja se si

Si të rrisni sinjalin Wi-Fi përmes një kanaçe birre

Dec 23 2012
0 Shpërndarje
Si të rrisni sinjalin Wi-Fi përmes një kanaçe birre

WIFISinjali i dobët i Wi-Fi është një nga momentet më të këqija që përjetojmë kur na duhet interneti.

Por, nëse doni të forconi sinjalin, keni plot opsione që mund t’i realizoni me mjete rrethanore dhe jo gjithmonë duhet të shpenzoni para për pajisje shtesë.

Fillimisht duhet ta vendosni routerin tuaj në një pozicion më të mirë në shtëpi. Objektet metalike, muret apo edhe dyshemeja mund të ndërhyjnë në reduktimin e sinjalit.

Vendosni routerin në pjesë të ndryshme të shtëpisë dhe testoni sinjalin. Megjithatë, nëse gjërat nuk funksionojnë mirë, është momenti i duhur kur hyn në lojë një kanaçe birre.

Kjo teknikë është provuar dhe ka sjellë rezultate pozitive gjatë testimeve.

Për instruksionet hap pas hapi, ndiqni videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>