Ja se si

Si të ruani përmbajtjen ueb direkt në Google Drive

Dec 23 2012
0 Shpërndarje
Si të ruani përmbajtjen ueb direkt në Google Drive

Google driveGoogle ka lançuar një shtesë (extention) të re për Chrome, e cila mban emrin “Save to Drive”. Përmes saj përdoruesit mund të ruajnë përmbajtjen ueb direkt në Google Drive.

Pasi të instalojnë këtë shtesë, përdoruesit do të kenë një ikonë shtesë në Chrome, e cila u mundëson të ruajnë një imazh, një faqe të tërë apo thjesht linkun në Drive-n tuaj.

Ju mund të ruani gjithashtu edhe kodin e burimit HTML të një uebfaqeje, madje edhe formatin e arkivës ueb (.mht).

Për të ruajtur përmbajtje në Drive, klikoni me të djathtën në një uebfaqe dhe atje do të shtohet një opsion “Save to Drive”.

Shtesa ofron disa opsione për të menaxhuar përmbajtjen ueb që ruhet: përdoruesit mund ta hapin menjëherë skedarin në Drive, ta riemërojnë atë apo ta shpërdajnë me persona të tjerë.

Google ka shtuar edhe disa opsione të reja për të menaxhuar imazhet që përdoruesit ruajnë në Drive, përfshi zmadhimin, “fit to page’, butonin “100%” dhe mundësinë për të lënë një koment në një pjesë të imazhit. (PCWorld Albanian)

savetodrive

Lajmet e fundit>