Lajmet

Si të shkarkoni dhe instaloni pamjen fillestare të Windows 8

Jun 1 2012
0 Shpërndarje
Si të shkarkoni dhe instaloni pamjen fillestare të Windows 8

Të enjten Mircrosoft hodhi në Internet versionin Beta (versionin testues) të Windows 8, veprim ky që është në hapat e fundit të kompletimit të tij. Versionet e sistemit operativ janë në dispozicion si për sistemet 32-bit ashtu dhe 64-bit. 

Ja disa nga karakteristikat e Windows 8: 

· Një aplikacion i ri i Bing që përfshinë informacione për lajmet, sportin apo udhëtimet 

· Përmirësime në aplikacionet e postës elektronike, fotove 

· Rritja në integritetin e butonit “Start” 

· Mbështetje më e mirë gjatë përdorimit të disa monitorëve 

· Shfletim më i mirë në dyqanet e Windows 

· Një funksionalitet më i mirë i sigurisë dhe privatësisë së të dhënave dhe materialeve në kompjuter 

· Një version më i mirë i Internet Explorer 10. 

Këshilla: 

Microsoft sugjeron që të mos instalohet ky sitem operativ në një kompjuter me përdorim të përditshëm, ose kompjuter pune. Ju nuk mund t’a ktheni sistemin operativ në një version më të vjetër, pasi Windows 8 nuk i qaset pjesëve “recovery” në kompjuterin tuaj. Nëqoftëse, do ta ktheni sistemin tuaj operativ në versionin e mëparshëm, sigurohuni që keni një disk “recovery” në dispozicion. 

Për të përdorur Windows 8 ju duhet të keni një kompjuter me procesor 1GHz ose më shumë, 1GB RAM (për versionin 32-bit) dhe 2GB RAM (për versionin 64-bit), të paktën 16GB hapësirë të lirë në hard disk (versioni 32-bit) ose 20GB (për versionin 64-bit), dhe një kartelë grafike që përkrahë DirectX 9. Për disa karaktersitika të veçanta ju duhet të keni pëkrahjen me prekje, qasje në Internet dhe një rezolucion ekrani 1024×768. 

Ju mund të shkarkoni versionin falas nga Microsoft, në dy versione: atë normal dhe versioni ISO .

*Versioni ISO më parë duhet shkruar në një DVD, ose USB dhe më pas të vazhdohet me instalimin e tij. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>