Ja se si

Si të shpejtosh një PC me Vista dhe të luash Crayon Physics

Jan 13 2010
0 Shpërndarje
Si të shpejtosh një PC me Vista dhe të luash Crayon Physics

Pasi të keni përfunduar gjithë punën, mund të çlodheni duke shkarravitur me shkumësa në një lojë interesante. Kënaquni me pamjet.

Vista Services Optimizer
Në prapavijë të sistemit Vista punojnë një numër shërbimesh që nuk ju duhen. Këta gjakpirës e ngadalësojnë kompjuterin dhe startimin e tij. Programi Vista Services Optimizer ndihmon të adresoni problemin duke ju treguar se cilat shërbime është e sigurt të ç’aktivizohen dhe pastaj i ç’aktivizon për ju.
Klikoni opsionin Services Diagnostics për të startuar. Pastaj e përshkruani kompjuterin tuaj dhe si e përdorni atë. Nëse është i lidhur në rrjet, apo përdorni aparate dixhitalë, nëse keni ndonjë antispyware apo firewall dhe shumë të tjera. Pas kësaj softueri kontrollon të gjitha shërbimet që punojnë në prapavijë dhe ju jep një raport të detajuar se cilat procese mund t’i ndalni. Pastaj mund ta udhëzoni programin t’i ndalojë menjëherë të gjitha shërbimet e panevojshme, ose mund ta përdorni për t’i ndalur ato manualisht, një nga një. find.pcworld.com/62425.

Macrium Reflect Free Edition
Me kaq shumë programe për krijimin e disqeve, është e vështirë të veçohet ndonjë. Macrium Reflect Free Edition mundohet ta bëjë saktësisht këtë. Particionet e harddiskut që ky program krijon nuk janë më të mira se sa të programeve të tjera, por ndërfaqja e tij është më e përshtatshme për përdoruesin.
Mes truqeve që Reflect ka “huazuar” nga konkurrentët, është opsioni që përdoruesit të ruajnë përcaktimet e disqeve në XML (tipar që ofron DriveImage XML) dhe aftësia për të montuar dhe ç’montuar disqe me shkronja si disqet normale të Windows, si Z: (ngjashëm me R-Drive Image). Macrium Reflect Free Edition lejon gjithashtu të programoni krijimin e backup dhe krijimin e një disku shpëtues duke përdorur Linux ose Bart PE. Find.pcworld.com/62423

Lajmet e fundit>